LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shengeni rajonal do të ndikojë në njohjen e Kosovës nga Serbia

Rama: Shengeni rajonal do të ndikojë në njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë mbajtur një konferencë të përbashkët pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive. Kryeministri Rama tha Shengeni rajonal do të ndikojë në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Në këtë konferencë, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, Edi Rama duke folur Shengenin rajonal, tha se është projekt i fëmijëve tanë.


“Më vjen mirë që sot jam këtu me Hotin, kreun e Qeverisë së Kosovës i cili me urtësi, mençuri dhe kurajo ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të vetvënë të Kosovës duke i hapur rrugë vazhdimit të të vetmes vijë sjelljeje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar që në ditën e parë të lindjes së saj, dialogut dhe përkatësisë së patundur në familjen e madhe të vendeve që ishin kyçe në çlirimin e saj, në partneritet me BE dhe SHBA”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri Rama tha “Më vjen mirë që tabuja e Shengenit rajonal ka rënë. Shengeni rajonal është projekti I fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë nuk mund ta marrë peng dhe nuk duhet ta vonojë asnjë”.

Ai ka thënë se Shengeni rajonal është projekt që do të ndikojë drejtpërdrejtë në një të ardhme shumë më të mirë për rinin tonë, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

“Është projekt që do të qoj edhe në njohjen e Kosovës nga Serbia e cila mund të realizohet vetëm në rrugë diplomatike përmes aftësisë për të fituar një betejë si kjo që është diplomatike dhe jo ushtarake”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Kosova e ka fituar lirinë, është shtet sovran e i pavarur që nuk mund të vihet as në diskutim e as të zhbëhet, dhe i takon Kosovës e na takon edhe neve Shqipërisë që të jemi krahë për krahë me Kosovën në këtë rrugëtim të saj.

“Unë dua ti ofroj kryeministrit Hoti respektin, mbështetjen, dhe gatishmërinë time për ta quar përpara këtë proces”, u shpreh kryeministri Rama, duke theksuar se do të shkojmë përpara duke zhbërë kufirin plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori