Kryeministri i Shqipërisë sot në fjalimin e tij në Samitin e IV të Diasporës tha se shqiptarët janë shtetformues në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë fjalimit të Rama i kushtoi shqiptarëve në rajon, ku tha se ardhmja e Shipërisë nuk shkruhet vetëm në Tiranë, por në çdo vend ku shqipëtarët jetojnë


Ai tha ardhmja shkruhet duke nisur nga Kosova, të cilën e cilësoi si shtetin tjetër të pavarur të shqiptarëve.

Duke folur për rëndësinë e shqiptarëve në rajon Rama vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

"Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, s'duhet të harrojë askush se janë popull shtetformues i republikës fqinje e mike", tha Rama.

Rama përmendi gjithashtu edhe shqiptarët në Mali i Zi dhe në treva të tjera, duke theksuar se shqiptarët kudo që jetojnë janë pjesë e të njëjtit identitet dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve kombëtare./Telegrafi/