Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në ceremoninë e nisjes së misionit të FRONTEX në Shqipëri tha se ky është një element i qartë, por edhe shenjë vlerësuese e BE-së për Shqipërinë.
“Kjo është një arsye e qenësishme për t’u ndjerë vërtetë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Evropën. Arsyeja tjetër është personale. Për faktin se këtu sot jam me një mik, që në disa role ka treguar me vepra dhe jo me fjalë një miqësi shumë të sinqertë jo thjesht ndaj meje personalisht, Dhimitri Avramopoulos, pa të cilin që edhe ky projekt i rëndësishëm, që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar dhe jo më të ishte realizuar”.
“Do të doja ta falënderoja komisionerin për praninë e tij dhe mbi të gjitha për dedikimin e tij ndaj një fushe, ku kur e mori detyrën mua mu duk se i kishin lënë pjesën më të minuar të të gjithë interesave të KE-së, por sot mund të thuhet se është bërë një progres i madh. Falë jush dhe përmes jush , ne do të jemi në gjendje t’u tregojmë miqve dhe partnerëve në BE edhe më mirë edhe më shumë fakte dhe prova të padiskutueshme për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm dhe tërësisht i besueshëm në përballimin e flukseve migratore”, tha Rama.
Ai shtoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitete për të ruajtur kufijtë dhe të përballojë njëherësh edhe fluksin migrator, që vjen nga vendet e treta.
“Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit, që do të patrullojë kufijtë e jashtëm përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses edhe në funksion të zgjerimit të mëtejshëm. Përfitimet në fakt janë disa, sepse marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit në informacion dhe analizën e fluksit si dhe përballimit të fluksit nga vendet migratore nga vendet e treta. Shqipëria është përballur me një rritje të flukseve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me vitin 2017. Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë nuk shihen si rrezik apo problem, për arsye të traditës sonë. Nuk janë dëgjuar klithma për shkak të prirjeve të vendeve të tjera, por ky vend ka treguar se gjysmë milioni emigrantë lufte pa i kërkuar askujt asnjë gjë, Jemi këtu dhe jemi shumë më mirë seç ishim në atë kohë dhe kemi ndërkohë të shënuar në histori që jemi të gjithë krenarë për këtë faqe të historisë. Shqipëria u bë i vetmi vend në Europë me më shumë hebrenj pas luftës sesa para luftës”, tha kryeministri Edi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi