Rritje e turizmit përmes restaurimit të shtëpive karakteristike të Beratit dhe Gjirokastrës mbështetur me financime nga shteti.
Këtë nisëm kryeministri Edi Rama e lansonoi në Berat duke vizituar edhe rrugën “Mihal Komneno” e restauruar pas amortizimit që shërben si hyrja kryesore dhe aksesi më i shkurtër që lidh Beratin me lagjen Kala.
“Ne duam të bëjmë një program të veçantë, program rilindjeje të shtëpive të Gjirokastrës dhe të Beratit, si dhe të shtëpive tradicionale me vlerë si monument kulture në zona të tjera turistike, një program financimi ku t’iu jepet akses atyre që marrin këto iniciativa dhe t’iu lehtësohet nga pikëpamja e financimit i gjithë procesi. Mund të jenë fonde grant, mund të jenë fonde me kredi me interesa shumë të ulëta”, tha Kryeministri Rama.
Në Polican Kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e hapur për ndërtimin e ujësjellësit, i cili do të furnizojë me ujë 10 mijë qytetarët e Poliçanit, por edhe të fshatrave përgjatë 24 orëve. Ky është një investim prej 80 milionë lekësh. Që nga viti 1966 kur është ndërtuar ky qytet, së bashku me ujësjellësin e Poliçanit nuk ka pasur asnjë investim.
Ndërsa në fshatin Tapi të Njësisë Administrative Perondi në Kuçovë kryeministri Edi Rama pa nga afër punimet që do t’i japin fund problemit të përmbytjeve të përvitshme të tokave bujqësore të banorëve.
sa herë që lumi Osum del nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura.
Në fshatin Mbrakull në Poliçan po ashtu kryeministri Rama pa tokat e mbjella me grurë, misër dhe perime të ndryshme të stinës falë një investimi të munguar prej 30 vitesh për 230 familjet fermere të kësaj zone në ndërtimin e një kanali vaditës. /TCH/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë