LAJMI I FUNDIT:

Rama i Prishtinës dhe Rama i Tiranës

Rama i Prishtinës dhe Rama i Tiranës

Sa herë paria jonë politike hedh syve të publikut hirin patriotik, përmend Kosovën. Vitet e fundit, për të njëjtën arsye, për standardin e lakmueshëm të zgjedhjeve atje. Nga balotazhi i së dielës, fitoi me rezultat të ngushtë Përparim Rama, arkitekti që kthehet nga Londra për të drejtuar Prishtinën.

Kandidati përballë tij, z. Arben Vitia nga VV, uron privatisht dhe publikisht kryetarin e sapozgjedhur, duke pranuar humbjen, ani pse në tehun e hollë të një rezultati të ngushtë. Pa asnjë kontestim dhe në harkun e dy orëve nga mbyllja e kutive. Fill pas tyre, krenaja jonë politike reagoi duke përshëndetur procesin dhe duke uruar fituesit. Në pamje të parë, gjithçka duket “politically correct”.


Çështja që shtrohet mbetet pikëpyetja pse leksionet që vijnë çdo dy vjet nga Kosova, përdoren vetëm si ballinë, fasadë në murin kuqezi të kinse patriotizmit këtej kufirit. Në zgjedhjet lokale të vitit 2019 në Shqipëri, edhe pse kandidoi vetëm njëra palë, rezultati i zgjedhjeve u shpall nga KQZ dy muaj pas datës së votimeve.

Në Kosovë mjaftuan dy orë që humbësi të urojë fituesin. Në zgjedhjet lokale, liderët politikë atje nuk përfshihen ethshëm si te ne, ku makineria e pushtetit armatos patronazhistët me artileri presionesh dhe frike, parash dhe favore tenderësh e leje ndërtimesh. Krerët politikë në Kosovë lejuan qytetarët të vendosin të lirë për politikat e tyre vendore.

Kryeministri Rama nxitoi të urojë i pari kryebashkiakun e ri Rama në Prishtinë. Veç mbiemrit (të cilin e vendosin të tjerët për ne), vështirë se u shëmbëllen gjësend tjetër. Rama i Prishtinës në ditën e parë i shpall luftë kaosit urban. Rama ynë i ka dorëzuar kryeqytetin betonit duke e kthyer në një kryeqytet pa qytet, pa kulturë, traditë e trashëgimi urbane.

Duke e kthyer në një mbretëri babëzie të pushtuar nga një pyll (jo orbital) pa formë prej kërpudhash betoni nga ku lulëzon ashiqare pastrimi i parave. Rama i Prishtinës është propozim i LDK-së, krijuar nga presidenti i ndjerë Rugova. Sot, partia e tij, drejtohet nga brezi i tretë i udhëheqësve të rinj politikë. Rama i Tiranës, i pakorë, qeveris vendin në mandatin e tretë si kryeministër pas tri mandateve më herët si kryetar bashkie prej vitit të largët 1999.

Rama i Prishtinës, i pashkëputur nga qyteti i tij edhe përgjatë përvojës nëpër botë, shpërndan atdhedashuri në mënyrën si pikturon idenë e tij mbi Prishtinën. Rama i Tiranës ende vozit idenë ‘Ballkani i Hapur’, ku favorizohet qartësisht Serbia. Ende jeton me idenë e ndarjes së territoreve të Kosovës.

Ende ka një tra gjobëvënës që ndan Kosovën me Shqipërinë. Dallimet mes Ramës së Tiranës dhe Ramës së Prishtinës duket se janë të shumta. Urimi do të ishte që i dyti të mos i përngjajë të parit. Fitorja e z. Rama në Prishtinë përfaqëson pikërisht antidotin e atyre që vrapuan për ta uruar dhe antiteza e asaj ç’ndodh me prodhimin e elitave të reja te ne. “Ejani të shkojmë në Prishtinë”, më oshëtin zëri i Migjen Kelmendit nga grupi “Gjurmët”.

Në trend

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori