Rama: Prej sot e për tri ditë me radhë, Sheshi “Zahir Pajaziti” bëhet epiqendër e kulturës botërore me festivalin NewBorn Prishtinë

12:"Lluka Murati
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka thënë se prej sot e për tri ditë me radhë, Sheshi “Zahir Pajaziti” bëhet epiqendër e kulturës botërore me festivalin NewBorn Prishtina.
Rama thotë se kjo është një ngjarje që sjell muzikë, folklor dhe miqësi nga e gjithë bota në zemër të kryeqytetit.
"Para fillimit të festivalit, mirëprita përfaqësuesit nga Kanada, Kili, Argjentina, Spanja, Guinea, Italia, Polonia, Sllovakia, Bullgaria dhe Turqia – të cilëve, si shenjë respekti dhe mikpritjeje, ua dhurova Hyjneshën në Fron", shkroi Rama në Facebook.
Ai mes tjerash ka shkruar se ky festival është një urë që lidh popujt përmes kulturës, dhe Prishtina është krenare të jetë nikoqire e saj.
"Mirë se vini në Kryeqytet", pohoi ai./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































