LAJMI I FUNDIT:

Rama: Po dialogut me opozitën, jo negociata për datën e zgjedhjeve

Rama: Po dialogut me opozitën, jo negociata për datën e zgjedhjeve

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha të martën se është i gatshëm të dialogojë me opozitën, por jo të negociojë për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke saktësuar se nuk mund të negociohet për të shkelur Kushtetutën e vendit.

Rama tha se nuk ndjehet i shqetësuar nga deklarimet e opozitës se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve vendore, duke u shprehur se “në një vend të NATO-s të kërcënosh të destabilizosh është një kuturisje qorre” tha ai.

Mes palëve politike në vend qëndron ende në mes një hendek i madh në qëndrimet që ndajnë. Ndërsa opozita këmbëngul në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, përfshirë shtyjen e atyre të 30 qershorit kreu i qeverisë tha sot se është i gatshëm për dialog, por jo të negociojë datën e zgjedhjeve.

“Dialogu është i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës demokratike në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota. Dhe vendi ka nevojë më shumë se asnjëherë për dialog. Por negociata nuk ka, që të jemi të qartë, në kuptimin e një procesi negociatash që lidhen me 30 qershorin. Se nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë Kushtetën e Shqipërisë. Zgjedhjet e 30 qershorit do mbahen në atë datë”, tha Rama.

Opozita nga ana e saj është përbetuar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Kryeministri theksoi se nuk është i shqetësuar.

“Në një vend të Natos të kërcënosh të destabilizosh është një kuturisje qorre e një përmase që nuk di ta përshkruaj, sepse nuk është vetëm shteti e ligji. Këtu janë interesa të sigurisë kombëtare që lidhen me sigurinë më gjerë. Nuk kam asnjë shqetësim lidhur me 30 qershorin. Do bëjmë çmos të informojmë qytetarët dhe ndjekësit që do kenë mbetur deri në 30 qershor në këtë rrugë pa kryer, se ligji është shumë i qartë dhe pa ekuivok për këdo që tenton të prek të drejtën kushtetuese të popullit për të zgjedhur”, theksoi kryeministri.

Por edhe sot pasdite, kryetari demokrat Lulzim Basha theksoi se “zgjedhje të marra peng me krimin dhe nga një kryeministër që bashkëpunon me të, kanë mbaruar”, duke shtuar se “përdhunuesi serial i zgjedhjeve, nuk mund të jetë kujdestar i zgjedhjeve. Kjo është e padiskutueshme, e panegociueshme. Nuk ka njeri në Shqipëri të besojë se me Edi Ramën kryeministër, mund të ketë një proces të lirë zgjedhor”.

Opozita vijon me protestat e saj në sheshe, por sipas kryeministrit një qeveri nuk mund të rrëzohet as me kapsolla e as me bomba Molotov, ndërsa i bëri jehonë reagimeve të shumta ndërkombëtare që dje i kërkuan Bashës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi të dënojnë aktet e dhunës dhe përgjegjësit e tyre.

Në daljen e tij për gazetarët Basha përsëriti sot se “nuk ka e nuk do të ketë asnjë kthim pas. Bashkimi ynë ka marrë përmasat që i tejkalojnë kufijtë politikë të mbështetësve të opozitës. Eshtë një bashkim popullor”. Kreu demokrat ritheksoi se “rruga qe kemi përpara është fare e qartë: Ne do të vazhdojmë aksionin qytetar, duke ndërthurrur protestat me alternativën , vizionin për të ndërtuar ekonominë, mundësi për mirëqenie për të gjithë shqiptarët”.

Për incidentet gjatë protestës së mbrëmshme u arrestuan 7 persona. Ndërsa sot Gjykata vendosi që nga 50 të arrestuarit për aktet e dhunës gjatë së shtunës, të mbajë në burg vetëm 20 prej tyre. Një vendim që u kundërshtua me forcë nga opozita e cila I konsideron ata “të burgosur politikë të një rregjimi monist”, tha Basha, duke theksuar se vendimi u mor nga një gjykatës i cili siç tha ai është babai i nënkryetarit të rinisë socialiste, FRESH.

“Këtij pseudogjyqtari politik i them se asgjë nuk do të shpëtojë nga bindja e verbër ndaj urdhrave politike”, deklaroi zoti Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori