LAJMI I FUNDIT:

Rama për televizionin spanjoll: Njohja e Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

Rama për televizionin spanjoll: Njohja e Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Radio Televizionin e Spanjës ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama u shpreh se nuk është më si në të shkuarën, pasi tani ka komunikim mes palëve dhe se njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Tensionet janë pjesë e atij procesi. Nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është që tensionet lindin po edhe treten pasi të dy palët sidoqoftë komunikojnë dhe tentojnë të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Pra nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe pasi tashmë kemi bashkëpunim rajonal, me takime e mbledhje të shumta, vajtje-ardhje, samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja e Jugosllavisë e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran e i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka thënë Rama.

Duke folur për çështjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, dhe përmendur faktin se Spanja është një  nga 27 vendet që ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, kryeministri i Shqipërisë  ka shtuar se pozicioni i Spanjës nuk ka të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën.

“Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakort, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë  lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet independentiste apo separatiste dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, tha Rama.

Rama shtoi se Ballkani Perëndimor duhet të bëjë më shumë për të përmbushur të gjitha kushtet për të qenë anëtarë të Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi ynë duhet të përparojë më tej me reformat për modernizim, me përmirësimin e qëndrueshëm të ekonomive, me fuqizimin institucional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori