LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral Rama i njoftoi partnerët ndërkombëtar për transformimin e FSK-së

Gjeneral Rama i njoftoi partnerët ndërkombëtar për transformimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në takimin vjetor të shefave të Mbrojtjes në kuadër të “Kartës së Adriatikut A-5”, që u mbajt në Budva, Mali i Zi, nga data 3 deri më datën 5 tetor 2018.

Zyra për informimin e FSK-së bën të ditur se Rama në adresimin e tij në kuadër të konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut A5”, i  njoftoi homologët e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave të saj.


“Gjeneral Rama me theks të veçantë foli për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në nivel rajonal; me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin për media.

Komandanti Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Timothy Orr të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan koloneli Nichols Ryan, zhvilluan një takim të përbashkët me zëvendëskomandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM) gjenerallejtënant Stephen M. Twitty, ku së bashku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe.

Gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty lidhur me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit jo shumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës- SHBA, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet FSK-ja.

“Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu zhvilloi takime edhe me shefat e Mbrojtjes të Kroacisë, të Republikës së Maqedonisë dhe të Malit të Zi, dhe se bashku u pajtuan që në të ardhmen ta rrisin bashkëpunimin dypalësh në shkëmbimin e përvojave”, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori