LAJMI I FUNDIT:

Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë

Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do kishte rezultat më të mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka këmbëngulur se vendi që ai udhëheq ka mbajtur qëndrimin e duhur ndaj Kosovës, duke shtuar se po të pranohej propozimi i tij për Asociacionin, do të kishte, sipas tij, rezultat më të mirë.

Rama propozoi një draft-statut të Asociacionit, i cili iu dërgua liderëve evropianë. Megjithatë, një i tillë nuk u pranua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Më vonë, Kurti e pranoi draftstatutin e ardhur nga Bashkimin Evropian.


Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Kosova do duhet t’ia imponojnë Serbisë njohjen e Kosovës vetëm duke u ulur në tryezën e bisedimeve.

“Nuk kam pasur iluzione për asnjë nga këto aktorët publik që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar. Të kthehesha pas, do i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia. Kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linear, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm ta mundim Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës”, ka thënë Rama në A2 CNN.

Rama ka theksuar se po të ishte lexuar propozimi i tij për Asociacionit, do të kishte dalë rezultat edhe më i mirë.

“Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionin. E kanë parë që do ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori