LAJMI I FUNDIT:

Rama në “Expo Dubai 2020”: Shqipëria mbetet ende për t’u zbuluar

Rama në “Expo Dubai 2020”: Shqipëria mbetet ende për t’u zbuluar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në “Expo Dubai 2020” ku Shqipëria prezantohet në një pavijon të vacant për promovimin e turizmit me qëllim tërheqjen e vizitorëve. 

Gjatë një ceremonie të organizuar me rastin e Ditës së Shqipërisë në “Expo Dubai 2020”, Rama tha se “Shqipëria është midis atyre vendeve që mbeten për t’u zbuluar”.


Rama shtoi se në ekspozitë marrin pjesë 192 vende të botës dhe pavijoni i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve për mrekullitë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe energjinë zhvillimore të vendit.

Ai theksoi se Emirateve të Bashkuara dhe Shqipëria “kanë një historik solidariteti, humanizmi dhe miqësie.”

Kryeministri përmendi kontributin e Emirateve të Bashkuara në vitin 1999 në Shqipëri, gjatë kohës së eksodit të luftës në Kosovë.

“Ata erdhën në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar së bashku me njerëz të tjerë të mirë nga mbarë bota, qindra e mijëra familje të cilat ishin shpërngulur me forcë nga toka e tyre, për shkak të një të ashtuquajturi operacion special të çmendur kundër shqiptarëve në Kosovë. Që prej atëherë, ky vend zuri një vend të veçantë në zemrat tona, në kujtesën dhe historinë tonë”, tha Rama.

Por, kryeministri u shpreh se “ky nuk ishte i vetmi rast ku do të shihnim humanizmin dhe ndjenjën e përgjegjësisë, pavarësisht etnisë, besimit dhe gjuhës së tyre”.

Rama kujtoi atë që ky vend do të tregonte pas më shumë se 20 vjet pas asaj tragjedie, kur një tërmet shkatërrimtar goditi vendin tonë.

Duke folur për ekspozitën, Rama u shpreh se “midis kaq shumë vendesh, ne jemi vend i vogël me një prani modeste këtu, por besojmë fort se jemi midis atyre vendeve që mbeten për t’u zbuluar dhe atyre destinacioneve që mbeten ende për t’u shijuar për njerëz nga Europa, Lindja e Mesme e mbarë bota”.

“Ne jemi një vend i vogël mjaft i bukur, ku shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Për këdo që do të vizitojë pavijonin tonë modest të gjithë ata që po dëgjojnë fjalët e mia ju them ejani në Shqipëri, vizitojeni Shqipërinë dhe mund t’ju garantoj se kurrë nuk do të pendoheni, përkundrazi do të doni të ktheheni sërish”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori