LAJMI I FUNDIT:

Rama: Në 2019 rritje pagash për Forcat e Armatosura

Rama: Në 2019 rritje pagash për Forcat e Armatosura

Forcat e Armatosura mbushën 105 vjet nga krijimi më 4 dhjetor, dhe për kryeministrin Edi Rama atë ditë ushtarakët e përkujtuan në krye të detyrës, kur vendi përballej me përmbytjet.

Ai tha se viti 2018 do të jetë i fundit që do i gjejë ushtarakët me nivelin e pagave që ka tani, duke thënë se prioritet për 2019 do të jetë rritja e konsiderueshme e të gjitha pagave të ushtarakëve. Ai tha se FA që morën pjesë në operacionet e shpëtimit do të marrin dhe një shpërblim.


“Krahasuar me kolegët e tjerë me të cilët ju u përballët në kushtet e kësaj vështirësie të madhe që përkoi me ditëlindjen e Forcave të Armatosura, pagat tuaja janë më të ulëta dhe pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe nivelit të lartë të vetëdijes patriotike në radhë të parë që ju mishëroni, ne nuk kemi arritur dot që t’ju shpërblejmë ashtu siç ju e meritoni e mbi të gjitha të mbyllim hendekun e pajustifikuar mes jush dhe policisë së shtetit, kur vjen fjala tek shpërblimi financiar i cili kurrë nuk mund të arrijë deri aty ku ju meritoni. Sot qeveria do të vendosë në radhë të parë një shpërblim si shprehje mirënjohje për të gjithë ata që u përfshin në operacionin fantastik me të cilin shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme. Unë dua të angazhohem sot përpara jush që viti 2018 do të jetë viti i fundit për të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Ne jemi shumë t ë vendosur të rrisim buxhetin e ushtrisë, për mbrojtjen dhe në kuadër të angazhimeve si anëtar të NATO”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar në Forcat e Armatosura për falënderimin e kontributit të tyre në fatkeqësinë natyrore që preku vendin.

“Mundi të shohë fare pak nga pamjet dhe aktet e angazhimit të strukturave të FA dhe të shtetit në përpjekjet e pakursyera për të shpëtuar jetët njerëzore përballë egërsisë së natyrës ku gjatë ditëve të operacionit një koleg i juaj më tha kjo është një nga ato kohë kur uji nuk është në anën tënde dhe kur e ke kundër uji është armiku në front. Ju të gjithë morët pjesë në një betejë të vërtetë ku fatmirësisht askush prej jush nuk u cenuar në të drejtën e jetës së tij, por ku shumëkush prej jush rrezikoi jetën e tij për të garantuar jetën e të tjerëve. Misioni juaj për të ruajtur çdo jetë njerëzore u plotësua me suksesin më të plotë”, tha Rama.

Ai tha se prefektët e zgjedhur nga radhët e ushtarakëve që nuk ishin më në detyrë e treguan në këtë rast se ishin zgjedhja e duhur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori