LAJMI I FUNDIT:

Rama: Mini-Schengeni synonte heqjen e kufirit me Kosovën, për Albin Kurtin nuk flas para 26 prillit

Rama: Mini-Schengeni synonte heqjen e kufirit me Kosovën, për Albin Kurtin nuk flas para 26 prillit
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, ku përmendi Mini-Schengenin ballkanik si një mundësi për të hequr kufijtë midis dy shteteve Shqipëri –Kosovë.

Ai tha për Schengenin rajonal se si ide ka qenë e Fatos Nanos.


“Shengenin e parë rajonal e ka artikuluar Fatos Nano në një kohë që dukej çmenduri. Unë e kam rifutur sepse u krijuan kushtet. Schengeni rajonal nënkupton heqje kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës, por sa ta marrin vesh ata të Kosovës do të kenë kaluar vite dhe do të ketë humbur kohë Kosova”, tha Rama, ndërsa shtoi se ndër liderët e shteteve pjesëtarë ka qenë pikërisht ai që e ka shtyrë si ide Mini-Schengenin,.

“Mini-Schengeni është ide që e kam shtyrë unë i pari dhe kam dëshmitarë për këtë. Që kur jemi mbledhur në Berlin herën e parë”, tha Edi Rama, për Euronews Albania.

Rama tha për dialogun në Kosovë se duhet të përbëjë prioritet, në mënyrë që Kosova të ngrihet në nivel në aspektin ekonomik dhe social.

“Duhet të shohim si do të shkojë procesi në Kosovë, për mua e ardhmja e Kosovës pa vendosmërinë për të mbaruar dialogun është e mjegullt jo në sensin e pavarësisë por në sensin e kapaciteteve që mund të vihen në dispozicion për ta ngritur Kosovën në nivel tjetër në aspektin ekonomik dhe social”, tha Rama.

I pyetur në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  Rama nuk pranoi të prononcohet përpara datës 26 prill, që shënon edhe ditën pas zgjedhjeve në Shqipëri.

“Unë e nuk komentoj Albin Kurtin. Më fute Albin Kurtin në bisedë, nuk kam asnjë koment në lidhje me Albin Kurtin deri me 26 prill. Pastaj mund të flas”, u shpreh Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori