LAJMI I FUNDIT:

Rama mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor: Refuzoni çdo propozim që s’lidhet me anëtarësimin në BE

Rama mesazh vendeve të Ballkanit Perëndimor: Refuzoni çdo propozim që s’lidhet me anëtarësimin në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të refuzojnë propozimet e fuqive të jashtme dhe të mbajnë besimin në ëndrrën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Këto komente Rama i bëri në një intervistë për “Financial Times”, deri sa shtoi se “Shqipëria nuk do të heq dorë kurrë nga Evropa dhe BE-ja, cilado qoftë forma e BE-së në të ardhmen”.


Nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria së bashku me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë kandidatë për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja janë kandidate potenciale.

Siç lë të kuptohet Rama, llogaritjet politike të anëtarëve të BE-së kanë luajtur gjithashtu një rol në vonesat e 18 viteve të fundit që kur blloku u zotua t’i lejonte të hynin pasi të kishin përmbushur. kriteret.

“Shqiptarët kanë zhgënjimet e tyre me Brukselin, por kjo nuk e ndryshon bindjen se ne duhet të jemi atje”. tha ai. “Ne i kemi konsumuar të gjitha historitë e dashurisë më parë dhe martesat,” shtoi ai duke iu referuar lidhjeve fillimisht me Rusinë dhe më pas Kinën që Shqipëria kishte në epokën komuniste. “Ne po kërkojmë një martesë të re, jo për të vjetrat. Por sigurisht, kjo lloj martese është e vështirë”, shtoi kryeministri shqiptar.

Rama, në mandatin e tij të tretë, ka promovuar idenë e një tregu të përbashkët rajonal për të cilin ranë dakord të gjashtë vendet në nëntor 2020. Në përpjekje për të përshpejtuar procesin, Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënshkruan për të zbatuar disa nga dispozitat, por kundër dolën tri vendet tjera.

“Boshnjakët, sepse nuk mund të vendosin për asgjë, me sa duket, malazezët sepse janë ende në iluzionin se mund të hyjnë në BE vitin e ardhshëm, dhe çdo vit tjetër bëhet viti i ardhshëm, ndërsa Kosova për shkak të problemeve me Serbinë, të cilat mendoj se mund të trajtohen më mirë kur njerëzit të ulen dhe të bisedojnë”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori