Ditën e sotme kryeministri Rama do të mbledhë ministrat e rinj në Velipojë. Takimi që do të zgjasë dhe të enjten paradite, zhvillohet tre ditë para nisjes së legjislaturës së re parlamentare dhe nisjes së procedurave parlamentare për Qeverinë e re. Takimi informal dyditor do të vijojë takimin e një jave më parë, ku kryeministri u kërkoi atyre që të studiojnë dhe përcaktojnë se si do të shkrihen drejtoritë dhe pjesët e ministrive që iu bashkëngjitën atyre që u quajtën superministri.
Mësohet se mbledhja e sotme do të përcaktojë dhe kompetencat e reja të zv.ministrave, të cilët do të mbulojë sektorët përbërës të ministrive të zgjeruara. Burime nga Qeveria thanë se gjithashtu, ministrat nisur dhe nga turi i dëgjesave, kanë përfshirë në programin e çdo dikasteri prioritete e qytetarëve. Kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, lajmëroi shkrirjen e tri ministrive, Ministrisë së Inovacionit, Ministrisë së Integrimit që do të jetë pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe Zhvillimin Urban.
Ndërsa prezantoi bashkime ministrish. Ministrisë së Financave do t’i bashkohet Ekonomia dhe Puna, Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet Kujdesi Social, Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë i shtohet Infrastruktura, ndërsa Ministrisë së Turizmit i shtohet dhe Mjedisi. I pranishëm në takimin e sotëm, ashtu si dhe një javë më parë të Kryeministrit me ministrat e tij, do të jetë dhe kryetari i ardhshëm i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i propozuar nga kreu i Qeverisë, por dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. /Lapsi.al/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë