LAJMI I FUNDIT:

Rama: Liberalizimi i vizave për Kosovën, peng i logjikës elektorale të BE-së

Rama: Liberalizimi i vizave për Kosovën, peng i logjikës elektorale të BE-së

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e gjashtë të dy qeverive Kosovë – Shqipëri ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE).

Rama tha se zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell asgjë të keqe, por më shumë ekonomi, mundësi dhe paqe dhe çështjen themelore, siç është njohja e Kosovës nga Serbia.


“Kosova është marr peng i logjikës elektorale në vende të ndryshme të BE-së dhe Kosova duhet të pres si të mbarojnë një palë zgjedhje në vend dhe të pres ku ka zgjedhje në një vend të tjerë, ndërkohë që duke sureale por i bie e vetmja zgjidhje të uroj është që fundi i demokracisë dhe fundi i proceseve zgjedhore në Evropë që mund të marri liberalizmin e vizave. Kam folur pa pushim për këtë temë me të gjithë në Evropë dhe ende sot nuk arrij ta kuptoj nga ato që thonë, por kuptoj arsyeja është ajo që nuk thonë. Kosova e paguan me mos liberalizim të vizave, Shqipëria e Maqedonia e paguajnë me sajesa sipas konfiguracionit elektoral dhe rajoni e paguan në tërësi. Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur që nëse bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, nuk është alternativë e integrimit evropian, është një valvul e rëndësishme shkarkimi për sa i përket presionit të madh dhe objektiv mbi tregjet shumë të vogla që ne jemi të ndarë nga njëri – tjetër. Dhe zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell asgjë të keqe, përkundrazi sjell më shumë ekonomi, mundësi dhe paqe dhe çështja themelore siç është njohja  e Kosovës nga Serbia”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori