LAJMI I FUNDIT:

Rama kritika Brukselit në OKB-së: I pajustifikueshëm izolimi i dy milionë qytetarëve të Kosovës

Rama kritika Brukselit në OKB-së: I pajustifikueshëm izolimi i dy milionë qytetarëve të Kosovës

Kryeministri, Edi Rama, ka përsëritur kritikat ndaj Brukselit për mos-liberalizimin e vizave  për Kosovën.

Duke folur në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rama tha se është e pajustifikuar që BE mban peng 2 milionë qytetarë të Kosovës në një kohë  kur prej 2014 pjesë e regjimit të Shengenit janë bërë më shumë se 100 milionë njerëz.


“Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia që të bëhet pjesë e të gjitha organizatave rajonale ndërkombëtare, ku çdo vend sovran e i pavarur i botës ka të drejtë të bëhet pjesë.”

“Është shpresa ime e sinqertë dhe angazhimi im i përditshëm që Ballkani Perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara njëherë e përgjithnjë e do të punojë sëbashku që të ndërtojë ekonomitë e vendeve të tyre, të integrojë tregjet e të ofrojë një të ardhme shumë më të mirë, duke menduar dhe duke punuar për fëmijët e tyre dhe duke mos folur më për hijet e të shkuarës.”

“Në këtë drejtim do të doja që të theksoja një fakt, të cilin e kam përmendur në mënyrë të përsëritur me kolegët e mi europianë, është e pajustifikueshme që Kosova, një vend me vetëm 2 milionë banorë, mbetet edhe sot që flasim vendi i vetëm europian, populli i të cilit është i izoluar nga i gjithë rrjeti i regjimit të liberalizimit të vizave.”

“Dëgjoni këtë!”

“Nga viti 2014, më shumë se 100 milionë njerëz i janë shtuar asaj bashkësie njerëzisht që mund të hyjnë në BE pa viza. Si është e mundur që BE ende të mbajë peng vetëm 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq fort për të fituar lirinë e tyre dhe që mbeten të angazhuar në mënyrë kaq të palëkundur ndaj perspektivës së tyre për në BE?!”

“E dashur BE, ndaloje këtë gjë të pakuptimtë!”

“Në këtë kuptim do të doja gjithashtu të theksoja që stabiliteti, siguria, prosperiteti dhe demokracia e rajonit mund të garantohet vetëm nga perspektiva europiane. E për këtë arsye, dhënia e përgjigjes pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për ambicien e tyre për të hapur bisedimet për anëtarësim, nuk do të jetë thjesht një shpërblim bazuar në meritën e tyre, por po kështu strategjikisht do të jetë vendimi më i mençur që BE do të merrte për BE-në.”, u shprehë Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori