LAJMI I FUNDIT:

Rama kërcënon Bashën: Mos shto kushtet për Reformën Zgjedhore, jam gati ta grisë marrëveshjen

Rama kërcënon Bashën: Mos shto kushtet për Reformën Zgjedhore, jam gati ta grisë marrëveshjen

Vetë thotë se nuk e ka në ADN kulturën e kërcënimit, por në foltoren e parlamentit Edi Rama, me tone ultimative i kërkoi Lulzim Bashës të reflektojë dhe mos të shtojë kushtet për Reformën Zgjedhore, pasi socialistët janë gati dhe ta grisin marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Mos na tundoni, se për atë Zot, ajo marrëveshje një fije peri  e ndan, realizimin deri në fund nga grisja e asaj marrëveshje dhe këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Lulëzim Basha. Partia Socialiste nuk është fondacioni i popullit, nga një anë duke vënë kushte mbas kushtesh dhe nga ana tjetër duke dalë përditë dhe duke na sharë. Ata mendojnë akoma se do të jenë prapë në opozitë”.


Në debatin në parlament me opozitën parlamentare, Rama, pavarësisht gatishmërisë për të diskutuar për listat e hapura u kujton se falë tyre cilësia e parlamentit është rritur.

“Transformimi  i madh në përmbajtje i parlamentit dhe sidomos balancimi gjinor është nga listat e mbyllura, s’është nga listat e hapura. Sidoqoftë listat e hapura nuk janë tabu”.

Sa i takon heqjen e koalicioneve parazgjedhore jep një shembull konkret përse e mbështet këtë ndryshim.

“Është një deputet këtu, që është produkti më domethënës i arsyes, pse koalicionet nuk janë një unitet demokratik në program. Ka kap dhe ai një drejtori”.

Duke mos e fshehur dobësinë që ka për debatuar me deputetit monarkist Kujtim Gjuzi, i jep arsyen përse nuk mbështet referendumet.

“Unë jam i hapur për të gjitha. Referendum për monarkinë nuk do të ketë sepse fiton ti dhe bëhesh mbret. Mos më ndërhy të hëngsha shaminë që ke në xhep”.

Me një tjetër deputet të opozitës replikoi për situatën e kriminalitetit. Halit Valteri publikoi një video nga atentati që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, ku ngeli i vrarë shoferi i tij, por Rama i flet me shifra që sipas tij janë brenda normales të vendeve europiane.

Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Siguri
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori