LAJMI I FUNDIT:

Rama fton PD-në të votojë Ruçin për kryetar të Kuvendit

Rama fton PD-në të votojë Ruçin për kryetar të Kuvendit

Një ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, Edi Rama mblodhi grupin e ri parlamentar të dalë nga zgjedhjet e qershorit.

Prova e parë e grupeve parlamentare do të jetë votimi i Gramoz Ruçit si kryetar i ri i Parlamentit, për të cilin Rama kërkoi nga Partia Demorkatike ta votojë si një ndër deputetët me më shumë eksperiencë parlamentare dhe në favor të një klime të mirë politike në Parlament.


“Kundërshtarëve tanë u them se nëse refuzojnë të votojnë Gramozin, refuzojnë të votojnë një herë deputetin më të vjetër dhe 100 herë se refuzojnë të kuptojnë se Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u duhen topat e baltës së hedhur nga politika”, deklaroi Rama.

Mbledhjen e parë me grupin e ri parlamentar, Edi Rama e shfrytëzoi edhe për të njoftuar mënyrën sesi do të veprohet në vijim për qeverinë e re, por edhe për punën e socialistëve me zgjedhësit.

“Në Kuvend do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare. Fillimjavën e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin e saj. Puna e grupit nis zyrtarisht nesër me seancën e parë të Kuvendit dhe do të vazhdojë intensivisht jo vetëm në Kuvend, por edhe në terrenin, ku skuadrat e deputetëve do të jenë të pranishme siç e kemi folur edhe më parë për të vijuar komunikimin me zgjedhësit”, u shpreh ai, transmeton TCH.

Pas fjalës së hapur, Kryeministri ka vijuar porositë për anëtarët e Grupit Parlamentar.

Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar i thanë Top Channel se Edi Rama ka qenë i prerë. Ai u ka thënë deputetëve se koha e emërimeve përmes lidhjeve të shkurtra deputetë-ministra ka marrë fund.

Çdo ministër, ka thënë Rama, do të mbajë përgjegjësi të plotë nëse bën diçka të tillë. Kryeministri lajmëroi ngritjen e një komisioni të posaçëm të grupit parlamentar që do të monitorojë të gjithë procesin e emerimeve dhe do të sinjalizoje kreun e qeverisë për shkelje të kritereve profesionale, apo për shfaqje nepotike në proces.

Deputetët socialistë votuan për të zgjedhur Taulant Ballen kryetar të Grupit Parlamentar.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori