LAJMI I FUNDIT:

Rama flet për France 24 për marrëveshjen me Italinë: Po u japim ndihmën tonë

Rama flet për France 24 për marrëveshjen me Italinë: Po u japim ndihmën tonë

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama ka dhënë këtë të hënë një intervistë për median franceze “France 24”, ku u ndal dhe te marrëveshja me Italinë në lidhje me emigrantët.

Rama në fjalën e tij tha se qendrat e pritjes janë një praktikë që përdoren nga të gjitha vendet e BE-së dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.


Kreu i qeverisë shtoi se ngritja e qendrave të tilla nuk është zgjidhja e duhur për emigrantët, por Shqipëria po jep ndihmën e saj ndaj Italisë dhe jo leksione BE-së se si duhet ta menaxhojë krizën e emigrantëve.

Reporterja: E nënshkruar më 7 nëntor, marrëveshja mes Romës dhe Tiranës parashikon që emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga Marina italiane mund të strehohen në qendra pritjeje në anën tjetër të detit Adriatik, në Shqipëri. Dy ndërtesat do të financohen nga qeveria e së djathtës konservatore e Giorgia Meloni, do të hapen pranverën e ardhshme, sikurse shpreson kryeministrja.

Këto ndërtesa do të strehojnë rreth 3000 njerëz që do të qëndrojnë për aq kohë sa duhet për të përfunduar procedurat e kërkesave për azil apo të riatdhesimit. Mund të bëhet fjalë për 39 000 emigrantë në vit, pa përfshirë gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Por kritikat kanë filluar tashmë. Disa anëtarë të opozitës shqiptare e konsiderojnë si tradhti ndaj kombit shqiptar. Ndër ta, ish presidenti dhe kryetari i partisë së opozitës Sali Berisha.

Edi Rama: Është nënshkruar një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë kur ishte në pushtet Partia Demokratike. Sipas kësaj marrëveshje, çdo emigrant që mbërrin në Itali prej Shqipërisë, duhet të kthehej përsëri në Shqipëri prej nga të dërgohej në vendin e origjinës

Reporterja: Edhe në Bruksel ka shqetësime për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, ndërsa Shqipëria nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe qendrat e strehimit do të jenë në juridiksion italian. Qarkullojnë edhe zëra për natyrën e kësaj marrëveshje diplomatike sipas të cilës Shqipëria mund të anëtarësohet më shpejt në Klubin e të 27-ve. Kryeministri shqiptar Edi Rama e mohon një pazar të tillë. Që prej ardhjes së saj në pushtet para 1 viti, G. Meloni e ka shndërruar luftën kundër emigracionit në kalë beteje, por pa sukses. Më tepër se 47 mijë njerëz kanë mbërritur në Itali gjatë vitit 2023, përkundrejt 28 mijë për të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

– Përse kjo marrëveshje surprizë që i kapi të gjithë në befasi?

Kryeministri Edi Rama: Duhet theksuar një arsye shumë e thjeshtë. Është e vërtetë që Shqipëria nuk është ende vend anëtar i BE, por është vend plotësisht evropian, fqinj me Italinë, dhe sikur e njëjta marrëveshje të ishte bërë me një vend të BE, nuk do të ishte fare lajm i ditës. Por fakti që kjo marrëveshje bëhet me një vend jo anëtar shkakton, jo vetëm lajm, por dhe teori konspiracioni dhe dyshime që nuk janë serioze, për mua. Nëse ngremë pikëpyetje për metodën, duhet të ngremë pikëpyetje për gjithë Bashkimin Evropian, duhet të ngremë pikëpyetje për metodën në gjithë vendet e BE, sepse këto qendra pritjeje nuk janë gjë e re. Bëhet fjalë për një qendër pritjeje që është standard në të gjitha vendet e BE.

– Vetëm se është e eksternalizuar, sikurse e thatë mirë, jashtë territorit të BE. Edhe në vendin tuaj ka ngjallur habi kjo marrëveshje, më tepër se 30.000 emigrantëve që mund të mbërrijnë në vit në një nga qendrat e pritjes do të vendoset në zonën e Shëngjinit 75 km larg Tiranës. Disa shqiptarë kanë frikë se kjo masë do të vërë në rrezik industrinë e turizmit lokal.

Kryeministri Edi Rama: Përse duhet të skandalizohemi nëse është e eksternalizuar nga një vend i Bashkimit Evropian në një vend plotësisht evropian që është fqinj me këtë vend evropian? Nuk duhet të skandalizohemi nga kjo, duhet të mendohemi si të reagojmë të gjithë ndaj këtij fenomeni që është gjithnjë e më i madh dhe që askush nuk i ka dhënë përgjigje. Ndoshta qendrat e pritjes nuk janë zgjidhja e vërtetë, por nuk na takon neve t’i japim mend Evropës. Ne thjesht po i japim një ndihmë të vogël një vendi jo vetëm fqinj, por me të cilin jemi të lidhur thellësisht prej një kohe të gjatë. Nga ana tjetër, duhet të them se nuk bëhet fjalë për 36 000 njerëz, por për një qendër pritjeje me 3000 vende në dispozicion. Kjo do të thotë që do të ketë 3000 njerëz në Shqipëri dhe asnjë më tepër, nëse ka rotacion kjo është diçka normale, mund të ketë më tepër njerëz që priten dhe të cilëve u shqyrtohet kërkesa në Shqipëri. Por janë 3000 njerëz. Dhe nuk mendoj se këta 3000 njerëz do të tronditin industrinë e turizmit. Sepse kemi strehuar tashmë 4000 e ca afganë…

-Në 2021. Ju jeni social – demokrat, kur OJF si Amnisti Internacional e konsideron këtë marrëveshje të paligjshme me pasoja shkatërruese për emigrantët që mund t’i nënshtrohen një izolimi të gjatë dhe dhunimeve të tjera, kjo marrëveshje që përjashton vetëm fëmijët dhe gratë shtatzëna, nuk keni frikë se do të ndihmojë zhvillimin e trafikut shqiptar të qenieve njerëzore?

Kryeministri Edi Rama: E gjithë kjo më duket e vështirë për t’u kuptuar. E përsëris, kjo nuk është e vetmja qendër pritjeje në Evropë, ka të njëjtin standard dhe natyrë si ato në Greqi. Greqia është vend anëtar i BE dhe nuk e di nëse ka ndonjë dallim dhe ku e shohin dallimin ata që kritikojnë. Dhe 3000 njerëzit që do të vijnë në Shqipëri në qendrën pritëse të bëhen shkas për refrenin e vjetër të historive me mafiozë, me trafikantë, me të drejtat e njeriut e të tjera si këto, nuk është serioze. Duhet të mendojmë më në thellësi për këto gjëra, duhet gjetur zgjidhje.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori