LAJMI I FUNDIT:

Rama: Ende nuk kemi ndarë drejtoritë me PDK-në, duam njerëz profesionistë

Rama: Ende nuk kemi ndarë drejtoritë me PDK-në, duam njerëz profesionistë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pranuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Pasi u zgjodh kryesuesi i Asamblesë, Fehmi Kupina, Rama theksoi se ende nuk i kanë ndarë drejtoritë komunale me PDK-në. Teksa bëri me dije se kërkojnë njerëz profesionalë për të udhëhequr me drejtoritë.


“Jo, nuk i kemi ndarë. Kjo varet krejt prej njerëzve. Ne duam njerëz profesionalë, me eksperiencë menaxheriale, kjo është ideja dhe kështu do të shkojmë përpara. Një gjë e mirë që ka ndodhur edhe gjatë procesit të garës është që përbrenda programit tonë, programi ynë ka qenë i detajuar. Edhe programet të tjera (nga partitë) që kanë garuar në të njëjtën kohë, kemi ngjashmëri pothuajse 95 për qind ose 100 për qind. Kështu që nuk do të kemi probleme aty. Pra, ka mbetur vetëm çështja e gjetjes së njerëzve profesionist për të mirën e qytetarëve të Prishtinës, që ato premtime që i kemi bërë t’i zbatojmë”, theksoi Rama, transmeton KP.

Zgjedhja e kryesuesit të Asamblesë në Prishtinë - gjithçka çfarë ndodhi nga procesi i votimit për Fehmi Kupinën e LDK-së
Lexo po ashtu Zgjedhja e kryesuesit të Asamblesë në Prishtinë - gjithçka çfarë ndodhi nga procesi i votimit për Fehmi Kupinën e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Rama i ka bërë thirrje partive të tjera t’i bashkohen atij në bashkëqeverisje për zhvillimin e projekteve.

“Ne kemi për detyrë, unë si i zgjedhur i Prishtinës po ashtu edhe asamblistë të përzgjedhur prej qytetarëve të Prishtinës kemi detyrim ndaj tyre që ta bëjmë një për bashkim të kemi shumicën që projektet tona të cilat vetëm i kemi prezantua, i kemi fillua proceset t’i zbatojmë në përpikëri. Për këtë arsye edhe duhet të gjithë asamblistët, partitë që kanë interes dhe kanë tregu që kanë interes dhe kanë tregu një pozitivitet të për bashkohen dhe t’i çojmë punët përpara”, theksoi ai.

Rama më tej ka thënë se tash janë në proces të përzgjedhjes së ekipit, siç tha ai më të mirë për qeverisje me Prishtinën.

“Tash jemi në proces pasi që e kaluam, e zgjidhëm kryesuesin që është një ditë e mirë, një ditë pozitive, domethënë gjërat e mira janë duke ardhur. Tash jemi edhe në përzgjedhjen e ekipit më të mirë për me i shtyrë gjërat përpara së bashku”, ka thënë ai.

Rama ka pohuar se kanë tentuar të bëjnë koalicion edhe me VV-në.

Sot gjatë ditës është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina me mbështetjen e PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori