LAJMI I FUNDIT:

Rama e pranon se duhej konsultuar banorët për “Rrugën e Kombit”

Rama e pranon se duhej konsultuar banorët për “Rrugën e Kombit”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pranuar në Kuvend se duhej bërë konsulta me qytetarët para vendosjes së pagesës për “Rrugën e Kombit”.

“Ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës”, u shpreh Rama në Kuvend, ku e pranishme është vetëm mazhoranca, raporton tch.


Rama tha se kjo ka qenë risi dhe është nisur nga praktikat ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk ka kryer informim më herët.

“Do ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë, nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e pa informuar sa duhet dhje pastaj të vendosur në shënjestrën e të tjerëve për tu përdorur si mish për top për agjendat e tyre”, tha Rama.

Ai nuk ka folur për mosbindjen civile të opozitës, pasi siç tha: “meqë opozita nuk është nuk do të merrem me pse-të dhe si-të e opozitës që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye, po do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës, shpjegimi me durim i çështjes që ka shkaktuar pakënaqësinë e banorëve të zonës së Kukësit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori