LAJMI I FUNDIT:

Rama e Basha, shtrëngojnë duart (Foto-Video)

Rama e Basha, shtrëngojnë duart (Foto-Video)

Pas shumë orëve të gjata të diskutimit, nga dhe ku doli ‘tymi i bardhë’, kryeministri Edi Rama dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha nuk nguruan që t’i jepnin dorën njëri-tjetrin para gazetarëve dhe të pranishmëve të tjerë.

Kjo ka bërë që këta të fundit të ‘shpërthenin’ në duartrokitje dhe brohorasnin, pasi u bënë dëshmitarë të vendosjes më në fund të një marrëveshje mes palëve.


Fill pas kësaj, kreu i qeverisë u drejtua për në automjetin e tij që ishte parkuar në Vilën qeveritare 31, ndërsa Basha drejt çadrës së lirisë, atje ku e prisnin simpatizantë të PD-së. /Telegrafi/

\