LAJMI I FUNDIT:

Rama: Dhuna në futboll dhe hyrja në stadiume do të dënohet me tre vjet burg

Rama: Dhuna në futboll dhe hyrja në stadiume do të dënohet me tre vjet burg

Dhuna në fushën e futbollit ka çuar në një bojkot total të kampionatit shqiptar në të gjitha kategoritë, deri në rikthimin e sigurisë në stadiume. Në ambientet e kryeministrisë, u zhvillua një takim mes qeverisë dhe FSHF-së për zgjidhje të kësaj situate.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra deri në dënim me burg për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë në stadiume.


Gjatë një takimi mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare me temë “Siguri-Reformim-Modernizim”, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Sportit, drejtues të FSHF-së, drejtues të klubeve elitare të futbollit shqiptar, kreu i qeverisë tha se duhet të ndryshojë menjëherë kodi penal dhe të marrë fund kjo maskaradë sipas tij.

“Ne do ndërhyjmë menjëherë në kodin penal dhe kapërcimi i vijave të bardha, drejt tapetit të gjelbër, do dënohet me tre vjet burg, jo me gjobë, por me burg. Kush kalon vijën e bardhë, është një kërcënim fizik për ata që po ushtrojnë detyrën e tyre, qoftë për futbollistët e qoftë për gjyqtarët. Kemi domosdoshmërinë që ta bisedojmë dhe aplikojmë këtë nismë ligjore. Po ashtu, do të ketë përjashtim përjetë të atyre që shkelin vijat e bardha, ky do jetë hapi i parë që duhet të bëjë Parlamenti pas ndryshimit të kodit ligjor”, ka thënë Rama, citon Top Channel.

Ai hoqi një paralele me Britaninë e Madhe në vitin 1989, ku një masë e tillë u mor për të parandaluar dhunën dhe që ishte efikase për ata që shkelnin ligjin. Rama u tregua i angazhuar për ta zgjidhur këtë çështje, duke theksuar se duhet të arrihet në një dokument reforme të futbollit.

“Kemi nevojë jo për zgjidhjen e një emergjence, por për të vendosur një bazë pa kthim në raport me dhunën. Policia e shtetit dhe FSHF-ja mos ia lënë topin njëra-tjetrës, por të bashkëpunojnë ngushtë. Di që ka një pengesë ligjore për hyrjen në stadiume, se ligji nuk e lejon dhe se kthimi i policisë në stadiume do kërkonte amendimin e këtij ligji, si dhe vendimin e posaçëm të qeverisë, por kjo nuk është një mënyrë për t’u fshehur pas gishtit”, ka shtuar kryeministri i Shqipërisë.

Kreu i qeverisë shqiptare e konsideron si të domosdoshme vendosjen e kamerave të sigurisë në stadiume nga ana e klubeve të futbollit.

Të gjitha lajmet nga FSHF
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga FSHF

“Dhuna nuk është vetëm çështje e policisë. Jetojmë në epokën e teknologjisë dhe duhet të garantohet monitorimi i stadiumeve me kamera, klubet të detyrohen të pajisin impiantet me kamera që t’i japë mundësi policisë të identifikojë keqbërësit në stadium dhe të bëjë që prokuroria të mos kthejë kërkesat e gjykatës me prova”, ka shtuar ai.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori