Kryeministri Edi Rama është shprehur në lidhje me propozimet e bëra nga lideri i opozitës Lulzim Basha në lidhje me menaxhimin e tragjedisë që prodhoi tëmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri.
Në një deklaratë për median, kryeministri hoqi paralele mes veprimeve të tij dhe kryedemokratit, duke kërkuar prej këtij të fundit që propozimet të mos i bëjë në televizor apo media por t’i sjellë në tavolinën e diskutimeve.
Rama tha se socialistët dhe qeveria janë në konflikt të hapur me Presidentin Ilir Meta, por sërish kjo nuk i ka penguar që të jenë sot të pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike të mos bënin propozime si ata propozimet si reforma zgjedhore ose reforma në drejtësi. Të bëhen sugjerimet haptazi. Ne po bëjmë një garë me kohën e jo me njëri-tjetrin, një garë me emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit, e natyrisht edhe një garë me të ardhmen, që të ngrihemi më të fortë se ishim më përpara. Basha të vijë dhe të bëjë propozimet në tavolinë. Nëse Basha ka ide, të vijë dhe të propozojë konkretisht”, tha Rama, raportojnë mediat shqiptare.
“Me presidentin jemi në konflikt të hapur. Por ne jemi me të gjithë ata që duan të ndihmojnë njerëzit. Kjo sepse kjo është një tragjedi që ka prekur të gjithë njerëzit. Pavarësisht se jemi në konflikt me presidentin, ne prapë bashkëpunojmë me këdo që është me njerëzit në këto momente të vështira“, shtoi kreu i qeverise.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE