LAJMI I FUNDIT:

Rama i ashpër në Bruksel: Kosova e vetmja pa liberalizim vizash, kjo është e turpshme

Rama i ashpër në Bruksel: Kosova e vetmja pa liberalizim vizash, kjo është e turpshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar çmenduri dhe të turpshme mos liberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

Rama këto komente i ka bërë sot gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ku u mbajt Samiti i BE-së me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


“Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Evropë. Është popullata e vetme në tokën e Evropës që nuk mund të lëvizë lirisht. Dhe ju thashë atyre: A mund ta përfytyroni? Ishin nën diktaturën jugosllave dhe mund të udhëtonin, të shkonin në Gjermani. Mund të shkonin në Zvicër. Mund të shkonin kudo e mund të punoni… Por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre [bashkësia ndërkombëtare] po i mbajnë peng.  Ata nuk mund të lëvizin. Kjo është çmenduri. Kjo është e turpshme dhe kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht”, deklaroi Rama, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e Bashkimit Evropian theksoi se paqja dhe stabiliteti në Evropë nuk është e mundur pa Ballkanin Perëndimor të integruar në strukturat euroatlantike, ndërsa duke për liberalizimin e vizave, potencoi se Kosova ka bërë pjesën e saj, ndërsa tashmë është radha e BE-së për vendim, raporton Telegrafi.

Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, u diskutua për liberalizimin e vizave por nuk ka asgjë konkrete
Lexo po ashtu Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, u diskutua për liberalizimin e vizave por nuk ka asgjë konkrete

Osmani para të pranishmëve theksoi se qytetarët e Kosovës ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave prej 4 vjetësh.

“Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori