LAJMI I FUNDIT:

Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, u diskutua për liberalizimin e vizave por nuk ka asgjë konkrete

Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, u diskutua për liberalizimin e vizave por nuk ka asgjë konkrete

Ka përfunduar Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërkaq konferenca e paralajmëruar për media është anuluar, e nuk ka as komunikatë zyrtare për media.

Fillimisht, takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e shteteve të BE-së kishin nisur në orën 09:30, ndërsa konferenca për media ishte paralajmëruar në 11:45.


Pas kësaj, konferenca prapë ishte shtyrë për në 12:45, ndërkaq më pas u anulua, raporton Telegrafi.

Në një deklaratë për media, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se gjatë samitit shumë pjesëmarrës kanë folur për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në plan të parë ishte çështja e fillimit të procesit negociator me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe bashkë me të edhe çështja e sigurimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ata folën për dhënien e statusit kandidat jo vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë, por gjatë bisedimeve u fol shumë për marrjen e statusit kandidat për Bosnjën e Hercegovinën. Pra, le të shpresojmë që tonet nga ky takim të jenë mjaft frymëzuese për punën e pasdites së sotme të Këshillit Evropian”, ka thënë Gjukonoviq, shkruan Rel.

Lidhur me samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor deri tani nuk është lëshuar as komunikatë zyrtar.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e Bashkimit Evropian theksoi se paqja dhe stabiliteti në Evropë nuk është e mundur pa Ballkanin Perëndimor të integruar në strukturat euroatlantike, ndërsa duke për liberalizimin e vizave, potencoi se Kosova ka bërë pjesën e saj, ndërsa tashmë është radha e BE-së për vendim, raporton Telegrafi.

Osmani para të pranishmëve theksoi se qytetarët e Kosovës ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave prej 4 vjetësh.

“Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, tha ajo.

Për liberalizimin e vizave ka folur edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Ajo e ka cilësuar ditën e sotme si historike, ndërkaq duke përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut  ka thënë se këto dy çështje që duhet të zgjidhen.

Ndërkaq, pas samitit, eksperti për Ballkanin, profesor Florian Bieber në një postim në Twitter shkruan se nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën dhe as hapje të negociatave për  anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori