LAJMI I FUNDIT:

Rama: 40% rritje pagash për mjekët, do të vlerësohen sipas kontributit

Rama: 40% rritje pagash për mjekët, do të vlerësohen sipas kontributit

Ambicia e qeverisë është që pagat e bluzave të bardha të rriten me 40 për qind brenda këtij mandati të tretë.

Sipas Kryeministrit Rama përtej kësaj rritje, do të vlerësohet edhe kontributi i gjithsecilit.


“Mjekët të mos paguhen të gjithë njësoj, sado që të rriten pagat, por mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme”, u shpreh Edi Rama.

Ministrja e Shëndetësisë gjatë prezantimit të buxhetit 2022 prej 360 milion dollarësh tha se pagat e personelit shëndetësor në vitin e ardhshëm do të rriten me 6%.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm për shëndetësinë parashikohet ndër të tjera edhe modernizim i infrastrukturës spitalore si dhe programe për mbështetjen e shëndetit mendor të qytetarëve./Euronews Albania