LAJMI I FUNDIT:

Raketa Ninja R9X që u përdor për vrasjen e liderit të Al-Qaedas – nuk shpërthen dhe ka gjashtë tehe në formë thike

Raketa Ninja R9X që u përdor për vrasjen e liderit të Al-Qaedas – nuk shpërthen dhe ka gjashtë tehe në formë thike

Lideri i Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, është personi i fundit që humbi jetën nga një sulm me raketat Hellfire Ninja R9X, që kur lansohen hapen dhe nxjerrin disa tehe në formë thike dhe godasin cakun pa shkaktuar shpërthim.

Al-Zawahiri është vrarë nga ushtria amerikane gjatë një sulmi me dron në Shirpur në afërsi të kryeqyteti afgan – Kabul, ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden, transmeton Telegrafi.


Cilësohej si terroristi më i kërkuar në botë. E zyrtarët e lartë të administratës së Bidenit thanë para gazetarëve se nga droni ishin shkrepur dy raketa Hellfire R9X në drejtim të liderit të grupit terrorist.

Kush ishte lideri i vrarë i Al Qaedas dhe “arkitekti” i sulmeve terroriste të 11 shtatorit?
Lexo po ashtu Kush ishte lideri i vrarë i Al Qaedas dhe “arkitekti” i sulmeve terroriste të 11 shtatorit?

R9X bartë në vete 45 kilogramë tehe të metalta që janë dizajnuar të mos shkaktojnë shpërthim, por thjesht të shpojnë mjetin qoftë veturë apo diçka tjetër dhe të godasin objektivin drejtpërdrejt.

Ish-miku i Osama Bin Ladenit, po qëndronte në shtëpi me anëtarët e familjes, e presidenti amerikan theksoi se gjatë sulmit nuk ka pasur të lënduar apo të vrarë civilë.

Raketa Hellfire R9X është bërë arma e preferuar e ushtrisë amerikane kur bëhet fjalë për precizitet dhe vrasjen e terroristëve të kërkuar – duke shkaktuar dëme minimale anësore.

Kjo raketë u dizajnua në kohën e presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2011, nga frika e madhe se numri i civilëve të vrarë mund të jetë i madh gjatë sulmeve me dron në Lindjen e Mesme, kështu “ninja” ishte raketa adekuate për këtë lloj sulmi – pra që nuk shkakton shpërthim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori