Vrasja e kreut të Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, sipas presidentit amerikan, i ka bërë qytetarët amerikanë më të sigurtë kudo që gjenden në mbarë botën, shkruan CNN.

Reklama

Gjatë një fjalimi drejtuar popullit amerikan, Biden e ka cilësuar Zawahirin si “trurin” e sulmit terrorist të 11 shtatorit që kishte ndodhur në territorin e Shteteve të Bashkuara, ku kishin humbur jetën 2.977 persona, transmeton Telegrafi.

Zawahiri ishte arkitekti kryesor që qëndroi prapa sulmeve në SHBA, dhe ishte “thellë i përfshirë” në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka theksuar Biden.

CNN ju sjell informacione për liderin e organizatës terroriste Al Qaeda.

Kush është Zawahiri dhe si ishte përfshirë në politikë?

Reklama

I lindur në vitin 1951, Zawahiri është rritur në një lagje të mesme në Kajro (Egjipt). Ishte i biri i mjekut të shquar dhe nipi i Adbel Rahman Azzam që ishte Sekretari i parë i Ligës Arabe. Gjyshi i tij Rabia’a al-Zawahiri ka qenë imam në Universitetin Al-Azhar në Kajro.

Reklama

Zawahiri ka qenë në burg për përfshirjen e tij në atentatin mbi presidentin egjiptian Anwar Sadat, në vitin 1981. Asokohe gjatë një interviste të realizuar brenda burgut pati thënë: “duam të bisedojmë me tërë botën. Kush jemi ne? Do ta kuptoni”.

Ushtria amerikane vret liderin e Al-Qaedas në Afganistan gjatë një sulmi me dron Ushtria amerikane vret liderin e Al-Qaedas në Afganistan gjatë një sulmi me dron

Asokohe një mjek i ri, Zawahiri ishte një terrorist i përkushtuar që prej vitesh hartonte planin për rrëzimin e qeverisë egjiptiane dhe ishte i përkushtuar në ndërrimin e qeverisje fondamentale islame.

Reklama

Me krenari mbështeti vrasjen e Sadatit pasi që lideri egjiptian arriti marrëveshje paqeje me Izraelin.

Çfarë ishte raporti i tij me Osama bin Ladenin?

Zawahiri u largua nga Egjipti në vitin 1985, për të jetuar dhe vepruar në Peshawar të Pakistanit, ku punoi si kirurg duke shëruar luftëtarët që ishin të angazhuar në luftën kundër trupave sovjetike në Afganistan.

Reklama

Atje Zawahiri u njoftua në Bin Laden, liderin e muxhahedinëve që gjithashtu pas vetes la gjithçka për t’ju bashkuar luftëtarëve në Afganistan. Dyshja u afruan shumë me njëri-tjetrin dhe kështu njiheshin si “arabët afganë”.

Bin Laden dhe Zawahiri u shfaqën në fillim të vitit 1998 duke paralajmëruar formimin e frontit botëror islamik për xhihad kundër hebrenjve dhe të krishterëve – duke lidhur zyrtarisht xhihadin islamik egjiptian dhe Al-Qaedan.

Reklama

“Po punojmë me vëllain Bin Laden. E njohim mbi 10 vite. Kemi luftuar me të në Afganistan”, pati thënë Zawahiri në maj të vitit 1998 duke paralajmëruar bashkimin e këtij grupi terrorist.

Së bashku këta dy liderë të terroristëve nënshkruan marrëveshjen – ku theksohet vrasja dhe lufta kundër amerikanëve dhe aleatëve të tyre – si dhe vrasja e civilëve dhe ushtarëve, që sipas tyre ishte obligim i çdo “myslimani”.

Reklama

Në një moment ushtroi edhe funksionin e mjekut personal të Bin Ladenit. Këtë rol e mori në sulmet e Al Qaedas në SHBA. Sulmet në SHBA dhe objektet e tyre, pasuan me sulmet në ambasadën amerikane në Keni dhe Tanzani ku u vranë mbi 200 persona dhe u plagosën mbi 5 mijë tjerë.

Reklama

Më pas ndodhi sulmi në luftanijen amerikan USS Cole në Jemen në tetor të vitit 2000, kur kamikazët me barkë detonuan eksplozivin dhe vranë 17 marsinsa amerikanë dhe plagosur 39 tjerë.

Karriera e tij “kulmoi”, si truri i sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ku si pasojë humbën jetën afro 3 mijë persona në kullat binjake dhe Pentagon. E aeroplani i katërt që ishte rrëmbyer në Washington – ishte rrëzuar në një fushë të gjelbëruar në Pensilvani kur pasagjerët iu kundërvunë terroristëve brenda fluturakes.

Reklama

Para dhe pas sulmeve të 11 shtatorit, Zawahiri u shfaq në dhjetëra audio dhe video incizimeve – duke bërë thirrje për sulme mbi objektivat perëndimore, duke i bërë thirrje myslimanëve që të mbështesin kauzën e tij.

Reklama

Vëllai  tij Mohammad pati thënë për CNN në vitin 2012: “Para se të na quani mua dhe vëllain tim terroristë, ta definojmë rolin e tij. Nëse mendojnë se është vrasës gjakftohtë, e kanë gabim. Ne thjesht po tentojmë të rikthejmë disa të drejta tona që fuqitë perëndimore na i morën gjatë historisë”.

Kur Zawahiri filloi ta udhëheq Al Qaedan?

Zawahiri u bë lider i Al Qaedas pasi që ushtria amerikane vrau Bin Ladenin në vitin 2011. Ai vazhdimisht ishte në lëvizje pas sulmeve të 11 shtatorit dhe kur filloi zbarkimi i trupave amerikane në Afganistan.

Reklama

Në një moment, për një fije floku kishte shmangur sulmin e ushtrisë amerikane të planifikuar të ndodhë në rajonin Tora Bora në Afganistan, sulm ky në të cilin humbën jetën grua dhe fëmijët e tij. /Telegrafi/

Reklama