Erling Haaland pa dyshim është sulmuesi më i mirë i ri në botë.

Golat e shumtë dhe asistimet e tij e bëjnë norvegjezin njërin nga futbollistët më të kërkuar nga skaudrat e mëdha.


Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, Manchester United, Manchester City, Liverpool apo Paris Saint Germain janë skuadrat që janë vënë pas tij.

1634108763 Top priority Manchester City is working on the Haaland coup

Agjenti i tij, Mino Raiola tanimë ka filluar bisedimet me disa nga klubet e mëdha për kushtet personale të Haaland.

Raiola është i qartë, pasi tanimë i ka treguar skuadrave të interesuara se nëse e duan norvegjezin duhet t'i japin pagë prej 38 milionë eurove në sezon.

Nëse ndonjëra nga skuadrat do të pranonte t'i jepte këtë pagë Haalandit, atëherë norvegjezi do të bëhej futbollisti më i paguar në botë.

Erling Haaland 1 scaled

21-vjeçari është duke shkëlqyer, pasi në nëntë ndeshjet e para ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar katër asistime me fanellën e Borussia Dortmund.

Skuadra favorite për të marrë shërbimet e Haaland po shihet PSG, duke parë marrëdhënien e mirë që ka Raiola me klubin francez. /Telegrafi/

telegrafi sport app