LAJMI I FUNDIT:

Raine Group cakton një afat të ri për të përfunduar procesin e shitjes së Manchester United

Raine Group cakton një afat të ri për të përfunduar procesin e shitjes së Manchester United

Shitja e Manchester United ka marrë një tjetër kthesë pasi raportimet këtë fundjavë sugjeruan se Glazers ishin gati të anulonin procesin.

Raportimet nga Anglia bënë të ditur se pronarët amerikanë ishin të pakënaqur sepse as Sheikh Jassim bin Hamad Al-Thani dhe as Sir Jim Ratcliffe nuk kishin arritur vlerën e tyre prej 10 miliardë eurosh.


United ka qenë nën ‘shqyrtim strategjik’ që nga nëntori kur Glazers njoftoi se të gjitha opsionet për të ardhmen e klubit mbetën në tavolinë.

Situatë e rëndë për Jadon Sanchon te Man United - lojtarin e presin muaj të vështirë
Lexo po ashtu Situatë e rëndë për Jadon Sanchon te Man United - lojtarin e presin muaj të vështirë

Që atëherë, përditësimet kanë qenë të pakta për të thënë të paktën. Avram Glazer u kontaktua gjatë turneut para-sezonal, por refuzoi t’i përgjigjet një pyetjeje për pronarët e rinj të mundshëm.

Megjithatë, në raportimet e fundit në Angli rreth shitjes shitjes së klubit, ka një fije shprese për mbështetësit që duan që saga të marrë fund.

Sipas 90min, Raine Group, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të shitjes në emër të Glazers, kanë caktuar një afat deri në nëntor për të përfunduar lëvizjen. Megjithatë, nuk ka asnjë provë konkrete se procesi do të zgjidhet deri atëherë.

Kuptohet se pronarët amerikanë e shohin Unitedin të jetë në të njëjtën madhësi me Dallas Cowboys të NFL, të cilët u shitën për rreth 10 miliardë euro. /Telegrafi/