Përderisa serbët e veriut të Republikës së Kosovës janë duke protestuar kundër procedimit të Projektligjit të Trepçës, deputetët e Kuvendit janë duke pritur seancën e radhës e cila do të mbahet sot në orën 15:00, ku do të shqyrtohet ky projektligj.
Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela i cili është edhe anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky projektligj do të kalojë patjetër sot me votat e deputetëve.
Sipas tij, s’ka asnjë arsye që ky projektligj të mos votohet, pasi në të kundërtën Trepça do të ketë pasoja të mëdha.
“Projektligji për Trepçën do të kalojë dhe do të bëhet një ligj për Trepçën i cili do ta nxjerr nga kriza Trepçën që është më shumë se 26 vjet. Ky projektligj do të kaloj patjetër se e shoh shumicën dërrmuese të deputetëve që kanë vullnet ta votojnë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu tha se edhe opozita do ta votojë këtë projektligj ndërsa ata që do ta kundërshtojnë janë vetëm Lista Serbe.
“Nuk ndodh që ky ligj të mos kaloj, nëse s’do të kaloj pasojat do të jenë tepër të mëdha. Administratori, që është Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk i ka përgatitur termat e referencës pra nuk ka bërë plan zhvillimor për Trepçën. Ka pasur mundësi që teorikisht me ligj Trepça të shkoj në likuidim por jam shumë i sigurt që nuk ka qeveri që guxon ta dërgoj Trepçën në likuidim”, shtoi tutje Qela.
Ndërkaq, Projektligji për Trepçën parasheh në Nenin 4, që Qeveria e Republikës së Kosovës të jetë pronare e 80 për qind të aksioneve ndërsa pronarë të 20 për qind të aksioneve të jenë punëtorët në marrëdhënie të rregullt pune që janë në listën e pagave në njësinë përkatëse biznesore jo më pak se 3 vite nga hyrja në fuqi e këtij ligji:
Neni 4
Aksionarët
- Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 80% të aksioneve të Trepça Sh.A.
- Pronarë të 20% të aksioneve të Trepça Sh.A. janë punëtorët.
- Përqindja e pjesëmarrjes në20% të aksioneve, për secilin punëtor veç e veç, përcaktohet duke e përllogaritur sipas vlerës së aseteve të njësisë biznesore ku punëtori ka marrëdhënie pune.
- Aksionar në 20% të aksioneve nga radhët e punëtorëve në njësinë biznesore mund të jetë vetëm punëtori në marrëdhënie të rregullt pune që është në listën e pagave në njësinë përkatëse biznesore jo më pak se 3 vite nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, ka paralajmëruar se përfaqësuesit serb mund ta bojkotojnë Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës