LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci do të jetë kryeqytet i Ballkanit Perëndimor për Bujqësi

Rahoveci do të jetë kryeqytet i Ballkanit Perëndimor për Bujqësi

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti sot pati takim me Strukturat e Partisë dhe Rininë Demokratike të kësaj komune. Të pranishëm ishin edhe kandidati për Kryetar, Idriz Vehapi dhe shefi i Shtabit, Rexhep Oruqi.

Në takim u bisedua për rëndësinë e fitores së PDK në këtë komunë ballë të proceseve demokratike e shtetformuese të vendit dhe është rinia që më së shumti investon në të ardhëm e vetë, të familjes e të atdheut.U bisedua për mbështetjen që do t’a ketë Kryetari aktual i Komunës Vehapi si dhe rëndësinë dhe rolin prijës që do ta ketë rinia e kësaj komune pa dallim.


Shkollimi, specializimi, punësimi dhe ndërmarrësi ishin shtyllat ku Rinia Demokratike do ta ketë hapësirën e vetë.

Vehapi e falënderoi nënkryetarin për mbështetjen dhe u zotua se do t’i realizojë të gjitha premtimet programore që i ka PDK për komunën e Rahovecit.

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të ardhshëm, Vehapi tha se infrastruktura, arsimi, shëndetësia dhe punësimi do të jenë prioritet që do të përmbyllen në tre vitet e ardhshme .

Gjithashtu, ai përmendi se fuqia e grandeve do të rritet dhe se Komuna e Rahovecit do të jete kryeqyteti i Ballkanit Perëndimorë për bujqësi.