Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Telegrafin, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se nuk ka indikacione që do të ketë largime masive pasi të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.
Rafuna ka thënë se ata që kanë ndarë mendjen për t’u larguar nga vendi deri më tani kanë gjetur alternativa për ta bërë këtë.
“Nuk janë pritjet se do të ketë largime të mëdha. Ata që kanë pasur në plan të largohen tashmë këtë e kanë bërë”.
I pari i OEK-ut megjithatë ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes pasi vizat që po liberalizohen do të jenë vetëm për turizëm.
“Dënimet janë shumë të larta si për individin që shkel rregullat ashtu edhe për institucionet e vendit nëse ka keqpërdorime. Besoj si turistë mund të lidhin kontakte me ndonjë punëdhënës në mënyrë që pasi të kthehen të aplikojnë siç realizohet edhe sot”.
Ai thotë se duhet një strategji kombëtare për të adresuar këto probleme.
“Institucionet duhet të jenë më të shpejta për të ndërtuar strategji për të ndalur të rinjtë që të largohen nga Kosova. Poashtu duhet t’i kthejmë ata që kanë filluar punë jashtë vendit apo kanë hapur biznese jashtë vendit të kthehen në vend”.
“Ne kemi shumë nevojë për zhvillim. Nëse vendet tjera punojnë tetë orë në ditë, ne duhet të punojmë 16 orë pasi jemi shtet i ri dhe kemi filluar gjithçka nga zeroja”.
Rafuna thotë se migrimi në masë të madhe ka ndodhur nga gjinia mashkullore e që sipas tij kjo mund të shkaktojë probleme me natalitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët