LAJMI I FUNDIT:

Radoniqi: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore

Radoniqi: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore

Pavarësisht dakordimit të partive politike që të ketë shkurtim të ditëve të fushatës zgjedhore për shkak të rasteve me COCID-19, një kërkesë e tillë nuk është bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë të tillë, derisa theksoi se nëse partitë do t’i drejtohen KQZ-së me kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore atëherë do të marrin një vendim.


“Sa i përket fushatës parazgjedhore ne në KQZ ende nuk kemi marrë ndonjë kërkesë nga partitë politike për shtyrje apo nga kushdo tjetër, në momentin që do të pranojmë një kërkesë do ta shqyrtojmë dhe do të marrim një vendim, por çështja e afatit të fushatës paraelektorale është çështje e ligjit, ligji e përcakton, por duke pasur parasysh rrethanat ne do ta shqyrtojmë dhe do të marrim një vendim”, thotë ai.

Ndërkaq, sa i përket idesë që zgjedhjet lokale të shtyhen si pasojë e numrit të madh të rasteve me COVID-19, Radoniqi thotë se këtë vendim nuk mund ta merr KQZ.

Sa i përket shtyrjes së datës së zgjedhjeve nuk varet nga KQZ-ja, varet nga rekomandimi i IKSHPK-së apo Ministrisë së Shëndetësisë”, thotë Radoniqi.

Partitë parlamentare opozitare janë dakorduar që të ketë shkurtim të ditëve të fushatës zgjedhore për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19. /KP/