LAJMI I FUNDIT:

Radiodifuzerët duhet të paraqesin raport deri tek AShMAA për marketingun e paguar politik

Radiodifuzerët duhet të paraqesin raport deri tek AShMAA për marketingun e paguar politik

Radiodifuzerët deri sot kanë afat t’i dorëzojnë të dhënat në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për emetimin e marketingut të paguar politik në shtatë ditë e para të fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellos.

Agjencia nga të dhënat do të dorëzojë raport deri te KShZ i cili, megjithatë, duhet që radiodifuzerëve t’u paguajë mjete për reklamën e emetuar të paguar politike.


“Sipas Kodit Zgjedhor, para pagesës së shpenzimeve për emetimin MPP nga ana e KShZ-së, Agjencia është e obliguar të dorëzojë raport për kohëzgjatjen e këtij marketingu që është emetuar te çdo radiodifuzer, për herë të parë në ditën e 10-të të fushatës zgjedhore, ndërsa hera e dytë në ditën e 7-të pas përfundimit të fushatës. Prej këtu, në pajtim me udhëzimin që Këshilli i Agjencisë e miratoi më 29 mars të këtij viti, radiodifuzerët kanë për obligim të dorëzojnë të dhëna në Agjenciën për emetimin e marketingut të paguar politik”, thonë nga AShMAA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në radiot dhe televizionet të cilat në bazë të marrëveshjeve të arritura me pjesëmarrësit në proceset zgjedhore do të emetojë marketing të paguar politike të kandidatëve presidenciale dhe kandidatët për kryetarë të komunave të Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellos, shpenzimet, në harmonizim me Kodin Zgjedhor, do t’iu paguajë KShZ-ja në bazë të faturave të dorëzuara. Secili radiodifuzer duhet të aplikojë media plan dhe raport për shërbimin e realizuar edhe nga porositësi i marketingut, përkatësisht pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore.

I pari që do të dorëzohet sot duhet të përmbajë të dhënat e marketingut të paguar politik për periudhën nga 1 deri 7 prill të këtij viti./Telegrafi/