LAJMI I FUNDIT:

Ra! Ndërtesa e teatrit ra!

Ra! Ndërtesa e teatrit ra!

Ra! Ndërtesa e teatrit ra ! Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra! Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhore që kishte zënë rrënjë në mendjet e shqiptarëve, ra!

Kuvendi ra! Prona publike ra! Komunikimi midis artistëve, ministrisë të kulturës dhe pushtetit ra!


Politika si veprimtari e qytetarëve ra! Trashëgimia kulturore e vendit ra! Ëndrra evropiane ra!

Tërmeti ra! Ekonomia ra! Gjykata e lartë dhe Gjykata Kushtetuese, ra! Sistemi i zgjedhjeve ra! Imazhi i vendit ra! Libri ra! Gjithçka ka rënë si në një qytet ky tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar ! Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mençur, të pastër, është më e fortë se kurrë!

Jemi si në 1997 kur shteti ra!

Jemi si në 1966 kur besimi ra!

Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!

Jemi si në 1946 kur republika ra!

Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra!

Si në 1935!

Si në 1924!

Si në 1917!

Si në 1914!

Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para!