Rreth 25 mijë turistë, vendas dhe të huaj, kanë zgjedhur si itenerarin e tyre turistik gjatë sezonit veror të këtij viti, qytetin e Përmetit, i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Vjosë.
I njohur edhe me emrin “Qyteti i trëndafilave”, për shkak të natyrës së bukur dhe monumenteve të shumta kulturore dhe historike, Përmeti ka qenë një mundësi më shumë për turistët që kanë mundur të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik.
Nënkryetari i bashkisë së Përmetit, Ligor Thanasi, në një prononcim për ATSH-në, tha se “rreth 25 mijë turistë nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe shumë të huaj kanë vizituar qytetin tonë, që është i njohur për vlerat që ka, si dhe për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera”.
Qyteti i Përmetit është i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, thuajse tërësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit. Kur mbërrin në Përmet, përballesh me një qytet të vogël, nga shtrirja gjeografike, por i madh nga vlerat e shumta të tij historike, kulturore e natyrore.
Në këtë qytet, çdo turist vendas apo i huaj ka mundësinë të frekuentojë shumë vende të bukura të kësaj zone si brenda në qytet, ashtu dhe jashtë tij.
Një panoramë e mrekullueshme ku gërshetohen me njëra – tjetrën janë kanionet e Lengaricës me bukurinë e tyre, lumi i Lengaricës, Ura e Katiut prej guri me një hark të madh e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, Ura e Dashit, etj.
Një tjetër karakteristikë e veçantë e kësaj zone janë dhe kishat shumë vjeçare të pozicionuara sidomos në fshatra si: Kisha e Shën Marisë, fshati Leusë, Kisha e Shën Marisë fshati Bënjë, Kisha Shën Marisë fshati Kosinë, Kisha Shën Ilia e fshatit Bual, Kisha e Shën Marisë fshati Perat, etj.
Në zonën e Përmetit pikasin në mënyrë të veçantë fshatrat karakteristike me shtëpi dhe sokaqe prej guri, të cilat i japin një tjetër vlerë turistike kësaj zone, si fshatrat Kosovë, Ogdunan, Bënjë dhe Lipë e vjetër.
Ujërat termale të Bënjës gjenden 14 km larg nga qyteti i Përmetit, është një monument natyror ku mbizotërojnë pesë burime nëntokësore ujore me bazë sulfurore, të cilat janë cilësuar si burime me vlera kuruese për sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën