Qyteti i New York-ut do të kërkojë dëshmi të vaksinimit për të hyrë në restorante, palestra dhe shfaqje

Qyteti i New York-ut do të kërkojë dëshmi të vaksinimit për frekuentimin e aktiviteteve të brendshme, përfshirë në restorante, palestra dhe shfaqje, deklaroi të martën kryebashkiaku Bill de Blasio.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi është i fundit në një varg nismash që synojnë të inkurajojnë më shumë banorë që të vaksinohen, derisa varianti Delta po përhapet në qytetin më të populluar të vendit.
“Ne e dimë se kjo është ajo që do ta ndryshojë rrjedhën”, u shpreh de Blasio në një konferencë shtypi.
Politika, të cilën de Blasio e përshëndeti si të parën në vend, do të zbatohet duke filluar nga 13 shtatori.
Kjo është e ngjashme me masat e marra në Francë për të kufizuar përhapjen e coronavirusit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































