eksperti-banner

Rastet COVID-19 po rriten në shumë pjesë të Kanadasë, por një rajon - Nunavut, një territor verior - është një vend i rrallë në Amerikën e Veriut që mund të thotë se është pa coronavirus.

Marsin e kaluar, ndërsa kufijtë nëpër botë po mbylleshin shkaku i pandemisë globale, zyrtarët në Nunavut, vendosën që edhe ata të mos rrezikonin, raporton BBC.


Ata sollën disa nga rregullat më të rrepta të udhëtimit në Kanada, duke ndaluar hyrjen e pothuajse të gjithë jorezidentëve, transmeton Telegrafi.

Iqualuit  1

Banorët që kthehen në shtëpi nga jugu së pari do të duhet të kalojnë dy javë, në kurriz të qeverisë së Nunavut, në "qendra izolimi" - hotele në qytetet Winnipeg, Yellowknife, Ottawa ose Edmonton.

Rojet e sigurisë janë të vendosur në të gjithë hotelet dhe infermierët kontrollojnë shëndetin e atyre që izolojnë.

Deri më tani, pak më shumë se 7,000 nunavummiut kanë kaluar kohë në këto qendra si një ndalesë në kthimin e tyre në shtëpi gjersa qyteti ka rreth 39 mijë banorë. /Telegrafi/