LAJMI I FUNDIT:

Qytetet gjermane me transport publik pa pagesë – dëshirojnë të zvogëlojnë emetimin e gazrave

Qytetet gjermane me transport publik pa pagesë – dëshirojnë të zvogëlojnë emetimin e gazrave

Komisioni Evropian në maj të vitit 2018 kishte dërguar një padi në gjykatën evropianë kundër Gjermanisë dhe pesë vendeve tjera të BE-së, për shkak të ndotjes së ajrit, shkruan Deutsche Welle.

Ky fakt alarmoi autoritetet gjermane që filluan me programe të ndryshme, përmes të cilave do të zvogëlonin emetimin e gazrave të dëmshme, kurse shumë qytete gjermane tashmë kanë vendosur që qytetarëve të tyre t’ju ofrojnë transport publik pa pagesë, transmeton Telegrafi.


Kështu banorët e Hanoverit kanë pasur rastin që të shtunën e parë të dhjetorit ta përdorin trafikun urban pa pagesë e disa rrugë që nuk ishin larg qendrës, janë mbyllur me qëllim që autobusët dhe tramvajet të mund të arrijnë më shpejtë në destinacion. Megjithatë nuk është vërejtur ndonjë rritje e pasagjerëve, pasi nëpër rrugë kishte më shumë autobusë dhe tramvajë sesa zakonisht që ka.

Zyrtari i lartë rajonal për Komunikacion, Ulf Birger Franc, vlerëson se kjo ditë i ka kushtuar vendit 600 mijë euro. Shtrenjtë, por me sukses: sipas informatave të para, transporti publik ka pasur 60 për qind më shumë pasagjerë. Kryetari i komunës, Belit Onaj ka përshëndetur këtë veprim, por Franc thotë se një veprim i tillë ishte rezultat i një eksperimenti – duke pranuar se nuk kanë ofruar zgjidhje afatgjate. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori