LAJMI I FUNDIT:

Qytetari nuk do premtime të ricikluara, por garanci për zgjidhjen e problemeve

Qytetari nuk do premtime të ricikluara, por garanci për zgjidhjen e problemeve

Azem Osmani

Jemi në kohën e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit. Partitë politike dhe kandidatët për deputetë kanë filluar po me të njëjtin avaz të premtimeve, duke qenë në dijeni se qytetari vite me radhë (s’)i ka kuptuar mashtrimet e tyre elektorale. Partitë politike dhe kandidatët e tyre sërish po e përdorin të njëjtën melodi premtimesh, premtime bajate që kur e di rezultatin e tyre, të vjen të vjellësh.


Qytetarët tashmë janë lodhur nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e pjesës së klasës politike. Ata thjeshtë nuk duan premtime të ricikluara, por garanci për zgjidhjen e nyjës së problemeve qenësore. Po të kishte ekzistuar vullneti i partive politike dhe koalicioneve parazgjedhore që të punojnë vërtetë për qytetarët, ata do të duhej të ofrojnë publikisht këto garanci në fushatë:

– Luftën e pa kompromis në largimin e ndikimit të grupeve kriminale politike nga gjyqësori.

– Luftën e pa kompromis në zbulimin dhe dënimin e grupeve kriminale nga sistemi shëndetësor.

– Largimin e ndikimit politik nga institucionet arsimore.

– Luftimin e individëve dhe grupeve të korruptuara në institucionet shtetërore dhe publike.

– Mbështetjen e sinqertë ndaj atyre që dëshirojnë të investojnë në ekonominë e Kosovës, duke e monitoruar me vigjilencë gjithë procesin, në mënyrë që të mos lejojnë të interferojnë individë apo grupe në kushtëzimet me haraç të gjithë atyre që dëshirojnë të investojnë miliona euro në Kosovë.

Largimin e ndikimit politik nga agjensionet shtetërore dhe nga kompanitë publike, duke i depolitizuar plotësisht.

– Largimin e ndikimit ndaj kompanive të fuqishme importuese tregtare, për të mos u krijuar favore në raport me prodhuesit vendor.

– Ofrimin e transparencës maksimale gjatë proceseve tenderuese në institucionet qendrore dhe lokale.

Kur të zgjidhen të gjitha këto probleme rrënjësore që e kanë degraduar shtetin; tek atëherë mund të fillohet me premtime dhe prezantime të projekteve zhvillimore; tek atëherë do të ketë vlerë prezantimi i ideologjive të partive politike të djathta e të majta në funksion të mënyrës së qeverisjes.

Qytetari është lodhur me aktrimin e një pjese të pushtetshme të klasës politike. Qytetari po gërditet kur po i sheh skenat e fundit të vizitave që po u bëhen subjekteve afariste, e sidomos ekonomive prodhuese nga ana e liderëve politikë të cilët për 17 vite premtuan dhe, jo që nuk i realizuan, por e vodhën dhe e grabitën pasurinë publike, si dhe paratë e buxhetit të shtetit.

Përderisa të tillët nuk ofrojnë garanci, por vetëm premtime të ricikluara e bajate, vota për ta do të jetë e barasvlershme me vetëvrasje qytetarie.

Në trend

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shëndetësi Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Kalo në kategori