LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët mund të pajisen online me certifikatën e evidencës penale

Qytetarët mund të pajisen online me certifikatën e evidencës penale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në kuadër të një projekti të përkrahur nga Bashkimi Evropian ka prezantuar të premten platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.

Përmes këtij shërbimi të ri, qytetarët do të mund të pajisen online me certifikatat e së kaluarës penale në platformën shtetërore eKosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në gjykata dhe të presin radhë.

Certifikata e gjendjes penale përpos online, do të mund të sigurohet edhe në të gjitha gjykatat themelore dhe degët e tyre në nivel vendi, pavarësisht vend banimit apo vend qëndrimit të tyre.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, theksoi se ky shërbim është tejet i rëndësishëm për sistemin gjyqësor dhe qytetarët e Kosovës, me ç’rast shprehu falënderimin për angazhimin në këtë proces të rëndësishëm të reformimit të sistemit të drejtësisë.

“Jemi shumë mirënjohës për kontributin dhe punën ekipore të projektit SQEP, gjykatave dhe institucioneve të përfshira në Komitetin Drejtues, përfshirë Zyrën e BE-së, Këshillin Prokurorial i Kosovës, Agjencinë për Regjistrim Civil, Policinë e Kosovës, partnerë tjerë të Këshillit Gjyqësor dhe të gjithë që kanë punuar në realizimin e suksesshëm të këtij projekti madhor dhe sfidues për gjyqësorin e Kosovës”, tha Zogaj.

Ai tha më tej se ky sistem i ka mundësuar Kosovës që të jetë unike me vendet e BE-së, duke siguruar një certifikatë standarde në të gjitha vendet e botës, me të gjitha çelësat e sigurisë kibernetike.

Me këtë rast, Zogaj falënderoi në veçanti Bashkimin Evropian për financimin e këtij projekti, i cili është storie suksesi e bashkëpunimit serioz në mes të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Ju njoftoj se përmes këtij shërbimi, sipas statistikave të fundit që i kemi marr, tashmë rreth 700 qytetarë kanë vizituar më pak gjykatat”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Zyrës së BE-së, Johannes Madsen shprehu mbështetjen e BE-së për vazhdimin e bashkëpunimit, me qëllim që ky sistem të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm.

Madsen shtoi se ndjehet shumë i kënaqur sepse nga sot ky sistem i shumë pritur është i qasshëm nga qytetarët, të cilët me vetëm disa klikime mund të sigurojnë certifikatën e tyre.

Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, tha se funksionalizimi i kësaj platforme ka edhe një segment pozitiv, atë të bashkëpunimit ndërunstitucional dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve të drejtësisë.

Kelmendi njoftoi se të gjitha evidencat penale nga viti 1999 deri më tani kanë kaluar nga regjistrat fizik në atë digjital.

Nga ana tjetër, zëvendës udhëheqësi i projektit SQEP, Bardhyl Hasanpapaj, u shpreh falënderues ndaj angazhimit dhe punës ekipore të të gjitha institucioneve në këtë projekt si dhe ndaj mirëkuptimit të Zyrës së BE-së në tejkalimin e sfidave të projektit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori