LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët do ta fitojnë gradualisht imunitetin ndaj COVID-19

Qytetarët do ta fitojnë gradualisht imunitetin ndaj COVID-19

Megjithëse në COVID-19 Corona është një virus i cili po bashkëjeton me ne dhe fatmirësisht mendoj që qytetarët do e fitojnë gradualisht imunitetin ndaj këtij virusi tashmë i kthyer në pandemi globale

Ermand Mertenika,
Inxhinier Bio-mjekësor


Sigurisht ndërgjegjësimi social duket se po i jep frytet e veta duke ruajtur distancën fiziko-sociale dhe njëkohësisht vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Megjithëse violenca e COVID-19 deri diku është ulur, normalisht kjo nuk është e prerë me thikë pasi qytetarët vazhdojnë të infektohen nga ky virus.

Suedia një nga vendet më të zhvilluara të Evropës arriti të bëjë “over-pass” (ta kapërcejë) pikun e valës së parë, duke mos pritur fronte të tjera valësh COVID-19.

Evitimi i karantinës dhe infektimi në masë i popullsisë, pavarësisht kostove biologjike (humbje në jetë) u arrit që tashmë popullsia suedeze të fitojë imunitetin pothuajse të plotë të këtij virusi.

Sigurisht Infektimet vazhdojnë dhe kemi humbje jete të pakta, pikërisht persona të cilët vuajnë nga sëmundje adicionale të rënda si sëmundje e leukemisë, kolesteroli i lartë në gjak, sëmundjet pulmonare si bronko-pneumoni të avancuar, sëmundje kardio-vaskulare të shkallës së rëndë apo sëmundje tumorale ose metastazike, hypertension shumë të lartë etj.

Tashmë po shikojmë një aplikim të pajisjeve më të lehta mjekësore si aspiratorët dhe oksigjenatorët duke evituar përdorimin e respiratorëve me modën me emergjente siç është faza e fundit që mban në jetë në mënyrë artificiale pacientin e emërtuar “Intubimi endotrakeal”.

Sigurisht do desha t’i jepja një mesazh të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë masat në ambiente të ngarkuara me qytetarë dhe sidomos në ambient të mbyllura dhe gjithashtu distancimi social 1.5 -2 m dhe gjithashtu përdorimin e maskave në vende të mbyllura kryesisht.

Gjithashtu një ushtrim fizik në mëngjes apo në darkë në parqe dhe një ushqim i shëndetshëm dhe jo i tepruar është një mënyrë dietike e shëndetshme që të mbrojnë organizmin e tyre.

– Evitimi i pijeve alkoolike dhe i pijeve të tjera me esenca të ndryshme apo eliminimi i ushqimeve të cilët përmbajnë përqindje të lartë sheqeri, kripë apo yndyrë duhen evituar.

Gjithashtu, teknikat e frymë-shkëmbimit sportiv duhen zbatuar hera herës siç është frymë-shkëmbim i thellë, pra frymëmarrje e thellë – mbajtje e oksigjenit në mushkëri 10 sekonda dhe më pas frymënxjerrje maksimale do ishte ideale të zbatohej nga çdo qytetar në mëngjes dhe në darkë me një cike prej 5 herësh.

Ushtrimi sportiv i mushkërive

• Frymëmarrje e thellë
• Mbajtje e frymës 10 sekonda
• Frymënxjerrje e thellë

(Përsëritje e këtij cikli 5 herë në mëngjes dhe 5 herë në mbrëmje)

COVID-19 është një virus që gradualisht ne do e fitojmë imunitetin ndaj tij.

Respektoni masat, zbatoni dietën e shëndetshme për një mënyrë jetese më të mirë dhe gjithashtu për forcimin e leukociteve (Antitrupat dhe sistemi ynë imunitar) dhe gjithashtu bëni pak aktivitet sportiv apo dhe kros (vrapim) pasi vrapimi është aktiviteti më i mirë sportiv për biogjenezën dhe organizmin tonë.

Mendoni pozitivisht (sepse rrit energjinë e brendshme pozitive). Energjia pozitive ndikon gjithashtu dhe në forcimin gjithnjë e më tepër të sistemit tone imunitar.

Evitoni stresin (stresi shkakton gjenerimin e hormonit kortizol), i cila është më i dëmshmi për organizmin tonë. Faktori stres dobëson organizmin dhe aq më tepër sistemin tonë imunitar (qelizat limfatike dhe eritrocitet).

Energjia pozitive ndikon në prodhimin e hormonit serotonin, i cili ndikon në forcimin e sistemit imunitar, qelizave limfatike dhe leukociteve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori