LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët që shkelin kontratën për adoptimin e qenve endacakë mund të dënohen deri në 3,000 euro

Qytetarët që shkelin kontratën për adoptimin e qenve endacakë mund të dënohen deri në 3,000 euro

Ka filluar sot adoptimi i qenve endacakë nga qytetarët në Prishtinë. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ka folur për procedurat në të cilat duhet të shkohet deri në nëshkrim të kontratës për adoptim.

Ai ka shtuar se kontrata bartë përgjegjësi edhe për adoptuesin edhe për Komunën.


“Qytetarët mund të drejtohen direkt në kryeqytet, në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca. Ne gjendemi në komunën e vjetër. Ata munden në çdo kohë të paraqiten dhe të lënë detajet e të informohen rreth kësaj procedure. Ose mund të shkojnë direkt në strehimore. Ne jemi dakorduar që do t’u ndihmojmë edhe gjatë procesit. Qytetari mund të shkojë ta zgjedhë qenin, ta shohë, të socializohet. Mund të kalojë ndoshta edhe disa ditë para se ta adoptojë, të shikohet se sa përshtatet me qenin që do të adoptohet dhe gjatë kësaj ne zotohemi që qeni do të jetë i sterilizuar, kastruar, vaksinuar dhe i shëndoshë dhe si i tillë do t’i dorëzohet qytetarit dhe prej atij moment nënshkruhet edhe kontrata që bartë përgjegjësi ligjore si për adoptuesin si për adoptim-dhënësin”, ka thënë Fushtica në Teve1.

Tutje ai ka thënë se gjobat për qytetarët që shkelin kontratën shkojnë nga 1000-3000 euro.

“Shërbimet mjekësore dhe veterinare do të barten te kryeqyteti. Edhe qytetari do të duhet të bartë përgjegjësi, janë një mori pikash në kontratën që e kemi përgatitë. Gjobat për çdo lloj shkelje të kontratës shkojnë nga 1000-3000 euro. Monitorimi do të jetë strikt. Ajo do të bëhet nga drejtoria për siguri dhe emergjenca. Do të ketë inspektorë të caktuar vetëm për këtë çështje”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori