LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët me peticion për ligjin e ri për duhanin në Maqedoni

Qytetarët me peticion për ligjin e ri për duhanin në Maqedoni

Qytetarët kanë ngritur peticion online kundër paralajmërimeve të qeverisë për sjelljen e ligjit të ri për pirjen e duhanit. Peticioni online për 15 orë prej kur është publikuar, ka mbledhur rreth 2.700 nënshkrime.

“Të mos lejojmë që një nga ligjet e rralla që mbronë shëndetin e njeriut të shkatërrohet. A është më me vlerë përfitimi i disa njerëzve se sa shëndeti i një njeriu?”, thuhet në thirrjen e peticionin në internet që iniciatori ka në plan t’i dorëzojë qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kudnër ligjit është shprehur edhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët theksojnë se edhe pse pirja e duhanit është zgjedhje personale, kjo shkakton dëm të madh tek pirja pasive e tij./Telegrafi/