Gjatë ditës së shtunë Kosova nuk shënoi asnjë rast të vdekjes nga COVID-19, po ashtu nga 3.199 mostra të marra vetëm 35 rezultuan pozitiv me COVID-19. Për çka përfaqësues të hotelerisë dhe gastronomisë kërkuan që të lirohen masat antiCOVID-19 pasi edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i’u kishte premtuar se me uljen e rasteve do të ketë lirim të masave.
Mirëpo, qytetarët e Prishtinës po shprehen se është ende herët që të lirohen masat antiCOVID-19, meqë sipas tyre mund të ketë shpërthim të rasteve pozitive sikurse ka ndodhur vitin kaluar kur edhe ishin liruar masat.
Shefqet Borinca nga Prishtina thotë se më mirë është të vazhdojmë me masa qe kur te kalohet virusi të mos kthehet më.
“Më vjen mirë që janë zvogëluar rastet por më duket prapë herët që të lirohen masat. Është më mirë me ec me hapa të sigurt, njëherë kur të hiqen masat të hiqen përgjithmonë[…] Por njëherë është herët të hiqen masat, pse ka rënë numri i rasteve s’mundet edhe me u ngrit menjëherë edhe për atë”, tha ai.
Asllan Asllani thotë se fillimisht duhet sigurimi i vaksinave dhe vaksinimi e më pas lirimi i masave antiCOVID-19
“Që është përmirësuar gjendja s’ka të bëjë me lirimin e masave, ka të bëjë pak edhe me përmasimin e motit. Thuhet që kur është moti me diell, infektimi, numri i te infektuarave bie. Ma merr mendja që me këtë qasje duhet me u sill me kujdes, masat ku janë të nevojshme duhet me u respektuar edhe më tutje me qenë në fuqi[…] Kundër masë do të ishte sigurimi i vaksinave, vaksinimi sa më i shpejt i gjithë atyre që dëshirojnë me u vaksinuar”, tha ai.
Se është herët që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për lirimin e masave e thotë edhe qytetari Avdi Ahmeti. Ahmeti për KosovaPress tha se lirimi i masave mund të përballë vendin me situatën e ngjashme të vitit të kaluar, kur edhe u bë lirimi i masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
“Duke marrë parasysh që vërtet janë zvogëluar rastet qoftë të infeksionit qoftë të rasteve të vdekjeve tani për tani është herët të flitet për lirimin e masave antiCOVID-19 sepse është rreziku i përhapjes së valës më të rrezikshme[…]Prandaj, më mirë është me e mbajt këtë gjendje, do të thotë gradualisht kohë pas kohe me i liruar por jo totalisht siç u bë vitin e kaluar, dhe u paraqitën rastet drastike edhe të infeksionit edhe të vdekjes “, tha ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare