LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e veriut e falën Bajramin në jug

Qytetarët e veriut e falën Bajramin në jug

Qindra qytetarë të besimit mysliman kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhamitë e ndryshme të Mitrovicës.

Imamët gjatë ligjëratave të tyre kërkuan që të mbretërojë paqja dhe dashuria mes njerëzve në gjithë vendin.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Irfan Krasniqi, ka bërë të ditur për KosovaPress, se është diskutuar ideja që sot në këtë qytet të falet Fitër Bajrami në sheshin ‘Adem Jashari’, por për shkak të motit me shi, kjo ide ka ndryshuar.

“Falja e namazit bashkërisht, përveç se tregon respektin dhe përulshmërinë ndaj Allahut dhe urdhrit të tij, simbolizon edhe unitetin e qytetarëve, andaj ka qenë e paraparë që xhemati nga të gjitha xhamitë e Mitrovicës të falet sot në shesh, por për shkak të motit, është abstenuar nga kjo ide”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, qytetarët e veriut të Mitrovicës në mungesë të një organizimi nga ana e BIK-ut, por supozohet edhe për shkaqe të sigurisë, kësaj radhe janë falur në jug të këtij qyteti.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori