Përhapja e koronavirusit COVID-19 ka ndryshuar rutinën dhe aktivitetet e njerëzve në përgjithsi, ka prishur edhe jetën normale të qytetarëve të vendit tonë, dhe si pasojë u ka shkaktuar stres, ankth dhe pasiguri.
Frika dhe ankthi për këtë virus mund të jenë dërrmuese dhe të shkaktojnë emocione të forta tek të rriturit dhe fëmijët, prandaj UBT mbajti video-konferencën me temë: “Rëndësia e kujdesit për shëndetin mendor gjatë ballafaqimit me pandeminë”, me qëllim për të dhënë këshilla profesionale se si të ruajmë shëndetin mendor në kohë pandemie.
Hapjen e konferencës në mënyrë virtuale e bëri rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i cili ka theksuar se kjo konferencë është organizuar me qëllim që profesorët e UBT-së, apo edhe ekspertët e fushës së psikologjisë të japin këshilla online në menaxhimin e stresit në këtë kohë, njeherësh të shpalosen strategji për të ruajtur shëndetin mendor të të gjithë qytetarëve.
“Mund të jetë stresuese kjo kohë, por kemi nevojë për kujdes shëndetësor në mënyrë që të mos pësojmë ndryshime emocionale dhe ndryshime në shëndetin mendor. Rekomandimet e dala nga kjo konferencë do të na ndihmojnë shumë që ne të ruajmë qasjen pozitive për të ardhmen”, theksoi rektori Hajrizi.
Duke folur për rëndësinë e motivimit dhe organizimit gjatë periudhës së izolimit, profesoresha në UBT, Deniz Celcima tha se situata në të cilën ndodhemi ka provokuar frikën nga e keqja, andaj sipas saj, është e rëndësishme që të mos humbet motivi për organizimin dhe realizimin e synimeve tona.
“Na është mohuar jeta sociale, takimet me shoqëri, puna që është e drejtë e individit, na janë mohuar edhe gjëra tjera, por është e mirëkuptueshme që këto të na mohohen për hir të kujdesit shendetësor dhe të drejtës së jetës. Në rrethana të tilla, njeriu në luftën e tij kundra së keqes duhet të ketë dëshirën për të vepruar mirë, me këtë rast është motivimi që duhet të kemi për jetën”, potencoi ajo.
Tutje, psikologia e UBT-së, Vjollca Pllana foli gjerësisht për rreziqet që i kanosen shëndetit mendor në gjendje izolimi dhe për mënyrat e tejkalimit të tyre, ku tha se personat që më së shumti po e përjetojnë këtë situatë janë ata që kanë pasur shqetësime psikologjike paraprake.
“Në këtë fazë kur në përballemi me një pasiguri dhe me një të panjohur të madhe, të gjithe ne në nivele të ndryshme jemi të prekur nga kjo pasiguri, por është tejet e rëndësishme që të fokusohemi në anët pozitive, të mobilizohemi dhe ti respektojmë në një mënyrë emocionet që na janë shfaqur si rezultat i situatës së pandemisë”, theksoi psikologia Pllana.
Profesoresha në UBT, Violeta Zefi, në këtë konferencë online ka folur për rolin e prindërve në mirëqenien psikologjike të fëmijëve gjatë përballjes me COVID-19, ku potencoi se komunikimi efektiv me fëmijët parandalon shqetësimet psikologjike të tyre.
“Ditët e qëndrimit në shtëpi kanë sfida të mëdha, në vecanti për fëmijët, sepse fëmijët në këtë situatë janë në gjendje afektive. Gjatë kësaj kohë, fëmijët dëgjojnë bisedat e të rriturve për pandeminë dhe ekspozohen ndaj informacioneve të shumta që diskutohen për virusin, me ç’rast ngjallet tek ta ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë. Pra, është e rëndësishme roli që luajnë prindërit dhe gatishmëria e tyre për t’i ndihmuar fëmijët që të ndjehen më të sigurt emocionalisht gjatë qëndrimit në shtëpi”, tha ajo.
Organizimi i konferencës online është mbështetur nga Media Group i UBT-së, teksa është transmetuar drejtpërdrejtë në Televizionin UBT, në faqet zyrtare të UBT-së, si dhe në Radio “Campus 100.7 FM”.
Video-konferencën e plotë mund ta shikoni në linkun:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zv/ministri Ahmeti: Asociacioni është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në Këshill të Europës
Pronari i “Zhitia Tours” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE